Disa sheikë u panë duke bërë fotografi të “Miss Kroacisë”, Ivana Knoll në tribunat e Kampionatit Botëror sepse nuk e miratonin veshjen e saj, ka pohuar një vendas i profilit të lartë nga Katari.
Gjatë së Kroacisë me Marokun, modelja, e cilësuar si ‘tifozja më seksi e Kampionatit Botëror’, u shfaq me bikini të kuqe dhe të bardhë në pjesën e sipërme dhe një palë dollakë të ngushta ngjyrë të kuqe – duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve brenda turmës.
Një fotografi e publikuar pas ndeshjes tregonte disa sheikë të buzëqeshur në stadium duke fotografuar modelen 30-vjeçare, shkruan DailyMail.
Mohammed Hassan Al-Jefairi, një sipërmarrës i shquar i Katarit, i cili krijoi një robot, pohoi se burrat morën celularët për të fotografuar sepse nuk e miratonin veshjen e saj.
Duke publikuar një status në Twitter mbrëmë, ai shkroi si përgjigje ndaj fotos: “Vetëm për informacionin tuaj, ata bëjnë një fotografi jo sepse e pëlqejnë atë, por sepse nuk u pëlqen mënyra se si ajo është e veshur keq në lidhje me kulturën tonë”.
“Ju mund ta konfirmoni këtë me çdo banor lokal katarian, ndoshta e fotografuan për ta raportuar atë më vonë”, shkroi tutje ai.
Femrat që vizitojnë Katarin për Kampionatin Botëror janë këshilluar të mbulojnë shpatullat dhe të shmangin fundet e shkurtra, pasi rrezikojnë të dënohen me gjoba të larta dhe madje edhe dënime me burg për ata që shkelin rregullat ose provokojnë.
Shumë përdorues të rrjetit social Twitter, megjithatë, nuk ishin të bindur me mbrojtjen e Al-Jefairi ndaj burrave të kapur në kamera duke e fotografuar bukuroshen.
Njëri shkroi: “Nuk do të thotë ofendim, zotëri, por justifikimi juaj është qesharak. Shprehjet e tyre të fytyrës, gjuha e trupit dhe mënyra se si e mbajnë telefonin, të gjitha i tregojnë qartë qëllimet e tyre”.
“Duhet të pranoni se burrat e Katarit nuk janë të pagabueshëm, duke e thënë këtë si katarian”, shkroi një tjetër.
Knoll kishte shpërndarë imazhin në fjalë, në Instagramin e saj për të festuar kështu arritjen e një milion ndjekësve.
Ndërsa në përgjithësi shumica ishin komplimentuese për postimin e saj, disa vunë në dukje se veshja nuk përshtatej me klientët e Katarit dhe theu rregullat strikte të vendit për veshjet e Kampionatit Botëror 2022.
Duke komentuar përplasjen e mundshme kulturore, Knoll tha: “Së pari po mendoja nëse Kampionati Botëror po ndodh atje (në Katar), me siguri që ata do të na lejojnë gjithçka për ta bërë atë të rehatshëm për të gjithë tifozët pa asnjë kufizim”.
“Pastaj dëgjova për rregullat dhe u trondita. Kodi i veshjes ndalon shfaqjen e shpatullave, gjunjëve, barkut dhe gjithçkaje dhe unë thashë me vete: ‘O Zot, nuk kam as rroba për t’i mbuluar të gjitha këto’”.
“Isha shumë e zemëruar sepse nëse nuk jam myslimane dhe nëse ne në Evropë respektojmë hixhabin dhe nikabin, mendoj se ata duhet të respektojnë edhe mënyrën tonë të jetesës, fenë tonë dhe në fund unë të vesh fustane, bikini sepse jam katolike nga Kroacia që është këtu për shkak të Kampionatit Botëror”.
Disa nga postimet e Knollit javën e kaluar gjithashtu etiketuan FIFA-n – e cila ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme rregullat strikte të Katarit në lidhje me veshjet.
Ajo shtoi: “Por kur mbërrita, u habita që nuk po bënin ndonjë problem me veshjen, ata ju lejojnë të vishni gjithçka që dëshironi – përveç në ndërtesat qeveritare, dhe në fund kjo është gjë e mirë”.
Kur u pyet nëse mendonte se kishte ndonjë rrezik për ta arrestuar, Knoll tha: “Unë kurrë nuk kam frikë nga diçka e tillë”.
Nuk është hera e parë që Knoll është kritikuar për zgjedhjen e saj të veshjeve.
Në vitin 2018 gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, modelja kishte rrëmbyer gjithashtu vëmendjen e mediave për paraqitjet e saj provokuese në tribuna.
Kroacia do të luajë kundër Japonisë të hënën, duke u përballur me të në 16-shen e fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame