Sipas recetës së njohur franceze: Kështu bëhet salca më e shijshme e beshamelit!

Salcën e këtillë të shijshme me siguri nuk e keni provuar
Francezët e dinë trukun që kjo salcë, e njohur gjerësisht, të jetë çdo herë e shijshme.
Përbërësi sekret i cili e jep shije të këndshme janë arrat moskati. Shkon shkëlqyeshëm me makarona, por edhe me mish dhe peshk, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
- 3 – 4 lugë supe gjalpë;- 3 lugë supe plot miell;- 2 dhe ½ - 3 filxhan qumësht të freskët,- pak kripë;- 2 të verdhë të vezëve;- arra moskati.
Përgatitja:
Fërgoni miellin në gjalpë, duke e përzier vazhdimisht me tel dhe gradualisht duke shtuar qumësht.
Qitni kripë, shtoni arra moskati dhe lëreni të vlojë 6 – 7 minuta.
Sipas dëshirës, tundni 2 të verdhë të vezëve, dhe në to shtoni, duke përzier vazhdimisht edhe 2 minuta. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































