Pala mbrojtëse e Fatmir Limaj ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e Gjykatëses Marie Tuma nga procesi në rastin e MTPT-së. Mbrojtja e Limajt kërkesën e ka argumentuar me faktin se si gjykatësja Marie Tuma ka qenë prokurore në ekipin e prokurorëve kundër UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj në Tribunalin e Hagës.
Avokati i Limajt, Karim Khan kishte thënë se Tuma ishte pjesë e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ndjekjen penale të ish-komandantëve të UÇK-së Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Ndërsa kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, thotë se çështjen e përjashtimit e përcakton Kodi i Procedurës Penale.
“Çështja e përjashtimit të gjyqtarëve nga vendosja në një rast penal është e rregulluar shprehimisht me Kodin e Procedurë Penale. Sipas nenit 39 par.1 nën paragrafi 1.4 të KPP-së,: “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rastin kur: në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si prokuror ,mbrojtës, përfaqësuese ligjor apo përfaqësueses i autorizuar i të dëmtuarit ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert”. Sipas nenit 39 par.2 të KPP-së : “ Gjyqtari përjashtohet …..nëse ka marrë pjesë në procedura të mëhershme në të njëjtin rast penal, përveç gjyqtarit që ka shërbyer në kolegjin e mundësisë hetuese të veçantë…”, ka sqaruar Ibrahimi.
Ai ka thënë për Indeksonline se nuk mund të deklarohet më tepër, pasi “kjo gjykatë nuk i ka shkresat e lëndës penale të gjykatës”.
“Prandaj çështja e përjashtimit të gjyqtares nga vendosja në çështjen penale për të cilën ju jeni të interesuar duhet shikuar nga pozicioni se a është fjala për rastin e njëjtë penal dhe a është e vërtetë se në rastin e njëjtë penal ka vendos e njëjta gjyqtare e cila edhe tani është duke e trajtuar rastin. Për arsye se kjo gjykatë nuk i ka shkresat e lëndës penale të gjykatës për të cilën pretendohet se ka vendos për rastin e njëjtë dhe në atë vendosje-në ndonjë fazë të procedurës ka marrë pjesë gjyqtarja e njëjtë e cila është duke proceduar edhe tani-unë si kryetar i gjykatës nuk mund të deklarohem për më tepër”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.
Ndërsa në Kodin e Procedurë Penale, sipas nenit 39, paragrafi 3 parasheh që gjyqtarja mund të përjashtohet në rast se prezantohen dhe vërtetohen rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e saj.
“3. Gjyqtari gjithashtu mund të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rast konkret, nëse përpos rasteve nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, prezantohen dhe vërtetohen rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij ose që duken të papërshtatshme”, thuhet në Kodin e Procedurës Penale.
Ibrahimi konsideron se kjo rrethan duhet të vërtetohet nëse ekziston. Ai thotë se kjo kërkesë për përjashtim duhet të dorëzohet në gjykatë me arsyetimin pse kërkohet përjashtimi i gjyqtares.
“’Rrethana që e vënë në dyshim paanshmërinë e tij ose që duken të papërshtatshme’ nuk nënkupton se apriori se gjyqtarja duhet të përjashtohet. Kjo rrethanë duhet të vërtetohet se ekziston. Në këto raste kërkesa për përjashtim dorëzohet në gjykatë me arsyetimin se përse kërkohet përjashtimi i një gjyqtari. Pastaj gjyqtari prezanton deklaratë se a konsideron se kërkesa për përjashtim është e bazuar përkatësisht se a ka ndonjë arsye për të cilën konsideron se ka bazë për përjashtim dhe krejt në fund kryetari i gjykatës bazuar në shkresa të lëndës dhe deklarata të palëve vendos në lidhje me kërkesëen për përjashtim”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.
Ndërsa Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se në rastet kur plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara me nenin 39 të kodit, përjashtimi i gjyqtares është i obligueshëm.
“Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Gjykatat garantojnë të drejtën për gjykimi të paanshëm dhe të drejtë. Çështja e përjashtimit të gjykatësve në një rast penal është e rregulluar shprehimisht nenin 37 të Kodit të Procedurë Penale. Ky nen ka përcaktuar rastet shprehimisht kur gjykatësi duhet të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjykatësit në një çështje penale. Në rastet kur plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara me nenin 39 të kodit, përjashtimi është i obligueshëm”, thotë Miftaraj për Indeksonline.
Miftaraj thotë se një gjykim i drejtë dhe i paanshëm mund të zbatohet në praktikë kur nuk ekziston dyshimi apo së paku përceptimi i publikut lidhur me një proces gjyqësor.
“Një gjykim i drejtë dhe i paanshëm mund të zbatohet në praktikë kur nuk ekziston dyshimi apo së paku përceptimi i publikut lidhur me një proces gjyqësor nuk përcjellet me mungesën e simpatisë, antipatisë, animit në favor të cilës do palë në procedurë penale, paragjykimit, jo objektivitetit, prejudikimit, apo elemente tjera të cilat do të mund të paragjykonin anëshmërinë apo objektivitetin e gjykatësit në raport me të pandehurin apo palët tjera në procedurë. Të metat e lartëpërmendura më lartë mund të sqarohen dhe eliminohen në praktikë përmes institutit të përjashtimit të prokurorit të shtetit apo gjykatësit në një procedure penale, kur ka dyshime se të njejtit nuk mund të jenë objektiv apo të paanshëm gjatë zhvillimit të procedurës gjyqësore. Pa paragjykuar rrethanat e rastit Limaj, në raste të tilla, Kodi i Procedurës Penale parasheh të drejtën që i pandehuri apo mbrojtja e të pandehurit të paraqesin kërkesë për përjashtimin e prokurorit të shtetit apo gjykatësit nga një çështje gjyqësore, tek mekanizmat përkatës të sistemit prokurorial apo gjyqësor”, thotë Miftaraj për Indeksonline.
Miftaraj thotë se pa paragjykuar rastin, gjykata mbi të gjitha duhet të sigurohet që do të garantoj një proces gjyqësor të paanshëm dhe të drejtë.
“Ajo që është më rëndësi në këto raste është që nuk mjafton vetëm baza e përjashtimit të ekzistoj, por në të njëjtën kohë duhet të vërtetohet edhe besueshmëria e ndikimit të tyre në objektivitetin e gjyqtarit. Andaj në këto raste, mbrojtja duhet të dëshmoj dhe vërtetoj besueshmërinë se pjesëmarrja e gjykatësit nuk do të siguronte gjykim të paanshëm dhe të drejtë. Edhe njëherë ritheksoj se pa paragjykuar këtë rast, gjykata mbi të gjitha duhet të sigurohet që do të garantoj një proces gjyqësor, të paanshëm dhe të drejtë, i cili gjykim fiton besimin e publikut dhe legjitimohet, gjë që në këtë rast po shohim kontestim nga ana e mbrojtjes”./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025