Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të funksionalizoj Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.
Kështu tha në një konferencë për media, kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi.
“Kërkoj publikisht nga kryetarja e Kuvendit që në seancën e parë të Kuvendit të ketë parasysh emërimin e anëtarëve të ri të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe funksionalizimin e këtij këshilli, sepse me këtë mosfunksionalizim Kuvendi po e legalizon shkeljen e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Zymberi.
Ai ka shtuar se edhe në këtë rast politika është ajo që po ndërhynë, shkruan Telegrafi.
“Nëse vazhdon kjo situatë siq është atëherë cila do të jetë përbërja e administratës ose cilësia e veprimeve ose respektimit të ligjit brenda institucioneve. Edhe këtu politika po e zgjat dorën në atë masë sepse nuk ju intereson fare sesa është dëmi por vetëm interesat e caktuar që të shkojnë njerëzit e përshtatshëm. Si sindikatë i bëjmë apelin e fundit Kuvendit që të merret me urgjencë kjo çështje dhe të funksionalizohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës”, u shpreh Zymberi.
Zymberi tha se breng tjetër e shërbyesve civil është edhe mospërfshirja e disave në pakon buxhetore të ndarë nga Qeveria me rastin e COVID-19.
“Vërejta e shërbyesve civil është edhe sa i përket ndarjes buxhetore me rastin e COVID-19. Kam kërkesë të vazhdueshme nga shërbimet sociale që kanë qenë duke punuar konstant dhe vendimi i qeverisë nuk i ka paraparë, janë dikur rreth 400 punëtorë që kanë punuar dhe nuk kanë marrë mjete, derisa shërbimet tjera kanë marrë komplet edhe ata që kanë qenë në pushime. Këtë shqetësim ja kom përcjell edhe ministrit të Financave Besnik Bislimi”, tha Zymberi, duke shtuar se shpreson që Qeveria do t’i kompensojë edhe këta punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze