LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e RTK-së: Mirëpresim dorëheqjen e drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj

Sindikata e RTK-së: Mirëpresim dorëheqjen e drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj

Sindikata e Pavarur e RTK-së  mirëpret dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.

Përmes një njoftimi për media, SP-RTK thotë se përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat.

“Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore. Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro”.


Sindikata thotë se Ahmetgjekaj nuk kishte raporte të mira me ta.

"Presion politik", Ahmetxhekaj tregon arsyen e largimit nga posti i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
Lexo po ashtu "Presion politik", Ahmetxhekaj tregon arsyen e largimit nga posti i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

“Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe  nxjerrë prej zyrës kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës”.

“Ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik. Ka dështuar ta rregulloj çështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK”, vijon tutje njoftimi.

Sipas tyre ajo çka është më e rëndësishmja, “Ahmetgjekaj ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së”.

“Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori