LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e policisë për grabitjen e armatosur në Suharekë: Policët që u lënduan janë në gjendje stabile

Sindikata e policisë për grabitjen e armatosur në Suharekë: Policët që u lënduan janë në gjendje stabile

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjendja shëndetësore e policëve që u lënduan gjatë intervenimit në grabitjen e armatosur të ndodhur në Suharekë, është stabile.

Në njoftimin për media theksohet se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

“Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrestimin e të dyshuarve janë lënduar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri”.


“Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatë.

Sindikata iu ka uruar shërim të shpejtë zyrtarëve policorë, ndërsa ka dënuar këtë sulm dhe nga organet e drejtësisë ka kërkuar që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryerësve të këtyre veprave penale.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet”, bëhet e ditur mes tjerash.

Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur të mërkurën në një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit, duke njoftuar se me të marr informatën për një rast “grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë, patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, duke mbërri shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe duke hasur grabitësit në aksion.

“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka bërë të ditur se ndërkohë kanë mbërri në vendin e ngjarjes edhe përforcime të tjera policore dhe se nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, vijon njoftimi i Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me drejtoritë tjera rajonale thonë se janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkretisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Ftojmë gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë policinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori