LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Administratës e shqetësuar për mosprocedimin e pagave për të punësuarit në arsim

Sindikata e Administratës e shqetësuar për mosprocedimin e pagave për të punësuarit në arsim

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës-SPAK është shprehur e shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për të punësuarit në arsim nga ana e qeverisë së Kosovës.

“Këtë veprim të paprecedentë, joligjor, të paarsyeshëm dhe të palogjikshëm të Qeverisë e konsiderojmë tepër të rrezikshëm dhe tendencë për frikësim, shantazh dhe diskriminim të drejtpërdrejtë në raport me të punësuarit e tjerë”, thuhet në njoftim.

“Ndalja e pagës është shkelje ligjore dhe ky konstatim tashmë u vërtetua nga të gjithë ata që i njohin ligjet e Republikës së Kosovës dhe mënyrat se si duhet të funksionojë shteti ligjor dhe sistemi i demokracisë. E keqja dhe skandali në këtë drejtim bëhet më i madh dhe më i paperceptueshëm nga ana logjike kur dihet se, fatkeqësisht, në këtë rast shkelëse e ligjit është vetë Qeveria e cila në rrethana normale do të duhej të ishte zbatuese e ligjeve në fuqi, por, siç po shihet, kjo qeveri ka për mision shkatërrimin e sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë, të menduarit ndryshe, të drejtën  e organizimit dhe të shprehjes së pakënaqësisë qytetare si vlera të demokracisë evropiane dhe përgjithësisht të standardit të qytetarisë demokratike. Kjo tendencë e Qeverisë paraqet rrezik për demokracinë tonë të brishtë, prandaj kërkohet ndërprerja e menjëhershme e këtyre praktikave joligjore dhe jodemokratike”.


Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ekzekutojë pagat e sektorit të arsimit dhe njëkohësisht të ulet me sindikatat që t’i diskutojë kërkesat legjitime dhe të bëhen zgjidhje me përfaqësim të dyanshëm.

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës thotë se qëndron fuqishëm përkrah SBAShK-ut.

“Ashtu siç ishim bashkë përgjatë rrugëtimit tonë 35-ditor, përsëri do të jemi të bashkuar deri në realizimin e kërkesave tona të drejta dhe legjitime”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori