Simptomat pas marrjes së drogës për përdhunim: trullos dhe shuan kujtesën

Si të njohësh efektin e një droge të rrezikshme dhe si të mbrohesh
Si “drogë përdhunimi” përdoret më shpesh ilaçi “Rohypnol”, që prodhohet kundër pagjumësisë. Shkakton përgjumje dhe dobësim muskujsh, dhe pas kësaj viktimës nuk i kujtohen shumë ngjarje.
Drogë përdhunimi është termi i përdorur shpesh për një ilaç të quajtur flunitrazepam, me të cilin abuzimi filloi në vitet ’80 të shekullit të kaluar.
Ajo aplikohet në shërimin e pagjumësisë dhe është e njohur edhe me emrin e prodhuesit “Rohypnol”, ndërsa përdhunuesit e përdorin për trullosje të viktimave, transmeton Telegrafi.
Një tabletë e kësaj droge e hedhur në një pije as që mund të njihej fillimisht. Tretej lehtë, ishte pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë. Për shkak të rasteve të shumta të abuzimit, është riformuluar në tabletë me ngjyrë të gjelbër ulliri, me numrin e shtypur qartë 542.
Kur hidhet në pije, kjo tabletë e re tretet ngadalë, por shpejt lëngut i jep ngjyrën e kaltër. Pra, mund të shihet në gotë.
Ja cilat vështirësi i ndiejnë personat të cilët e pinë flunitrazepam:
Së pari shfaqen përgjumje, lodhje, dhimbje koke dhe marramendje. Një person gjithashtu përjeton një rënie të presionit të gjakut, halucinacione dhe të përziera. Ilaçet e përdhunimit fillojnë të veprojnë 20 deri në 30 minuta pas marrjes.
Kushdo që ndjen këto simptoma duhet të largohet nga skena sa më shpejt të jetë e mundur, me ndihmën e njerëzve të cilëve u besojnë. Efekti i plotë i flunitrazepam ndodh brenda dy orësh dhe mund të zgjasë nga 8 deri në 12 orë.
Një person i pambrojtur ndjen dobësi të muskujve, shpërqendrohet, flet në mënyrë të paqartë, ka koordinim shumë të dobët të lëvizjeve. Shfaqet amnezi anterograde, që do të thotë se një person nuk do të kujtojë veprimet dhe ngjarjet pas marrjes së këtij ilaçi.
Në rast mbidozimi, është e mundur që frymëmarrja të dëmtohet, si dhe dështimi i veshkave ose mëlçisë dhe personi i droguar mund të bjerë në koma. Është i nevojshëm kujdesi i menjëhershëm mjekësor, si dhe dhënia e barnave të përshtatshme.
Gjurmët e Rohypnol mund të zbulohen në urinë pesë deri në 14 ditë pas gëlltitjes.
Mbrojtja më e mirë është kujdesi kur qëndroni në shoqërinë e të huajve ku shërbehen pije. Nuk duhet të pranoni pije nga të tjerët, duhet të porosisni gjithmonë atë të mbyllur në një kënaçe ose shishe dhe një gotë pije që ka mbetur pa mbikëqyrje në tryezën tuaj nuk duhet të përdoret përsëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi