Simptomat e migrenës, shkaktarët dhe trajtimi i tyre

Migrena shkakton pamje të dobët, marramendje dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dritës, si dhe mund të zgjas me ditë të tëra. Cilat janë fazat e migrenës?
Ekzistojnë katër faza të migrenës: prodroma, aura, dhimbja e kokës dhe post-droma
Prodroma
- Kapsllëk
- Luhatje disponimi, nga depresion në eufori
- Uri
- Probleme me qafë
- Etje më e madhe dhe urinim i shpeshtë
Aura
- Fenomene vizuale, si shikimi i formave të ndryshme, dritave të ndritshme, etj
- Humbje shikimi
- ‘Therje’ në këmbë apo duar
- Dobësi ose mpirje në fytyrë ose në njërën anë të trupit
- Probleme me komunikim
- Dëgjim zërash apo muzike
Dhimbja e kokës
- Dhimbje në njërën apo dy anët e kokës
- Marramendje ose vjellje
- Shikim i turbullt
- Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe ndonjëherë prekjeve dhe aromave
Post-droma
- Konfuzitet
- Probleme me disponim
- Marramendje
- Dobësi
- Ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit
Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta larguar migrenën është duke fjetur.
Zakonisht rekomandohet të qëndroni në dhomë të errët derisa të kenë kaluar simptomat – periudhë e cila mund të merr 72 orë kohë.
ÇKA E SHKAKTON MIGRENËN?
Nuk është ende e qartë se çka e shkakton migrenën, por ndryshimet hormonale te femrat, vera, aditivët e ushqimit, ushqimet e përpunuara dhe me kripë, stresi, medikamentet dhe ndryshimet në sistemin e gjumit mund ta nxisin atë.
Pra, shkaktari i saktë i migrenës ende është i paqartë, por besohet se migrena shkaktohet si rezultat i aktivitet anormal të trurit i cili përkohësisht ndikon në sinjalet nervore, kimikalet dhe enët e gjakut në tru.
Fajtor mund të jetë edhe gjenetika. /Telegrafi/





















































