Luigi 'Gigi' Simoni ka deklaruar se Diego Simeone ëndërron të marrë drejtimin e Interit.

Ish-trajneri i Interit ka theksuar se ka pasur një bisedë me trajnerin e Atletico Madridit, i cili i ka thënë se do të kthehet një ditë në Itali te Interi, pasi ëndërron drejtimin e skuadrës zikaltër.


“Ëndrra e tij është që të kthehet te Interi, ai zbuloi këtë me mua – ma ka thënë këtë. Mezi pret të vijë këtu”, ka thënë Gigi Simeone për Radio Calcio 24, përcjell Telegrafi.

“Zemra e tij ende rreh fortë për ngjyrat tona”, përfundoi ish-trajneri i Interit.

Ndryshe, Simoni ka qenë trajneri i Simeones gjatë kohës së tij në Inter në fundvitet e 90-ta. /Telegrafi/

simeone