Silva paralajmëron largimin nga City, do ta vazhdoj karrierën në MLS

253:"BURNLEY, ENGLAND - DECEMBER 03: David Silva of Manchester City acknowledges the fans after the Premier League match between Burnley FC and Manchester City at Turf Moor on December 03, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images) 12:"Getty Images
David Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni.
Mesfushori spanjoll do të largohet nga kampioni në fuqi i Anglisë pas 10 viteve qëndrim në Manchester.
E ardhmja e spanjollit pritet të jetë jashtë kufijve të Evropës, pasi karrierën do ta vazhdoj në kampionatin amerikan MLS.
33-vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikan Inter Miami që do të nis nga ky sezon garat në MLS.

Inter Miami është klub i legjendës angleze David Beckham dhe ka qenë pikërisht anglezi që ka bindur Silvan t’i bashkohet skuadrës së tij.
Beckham synon që përveç Silvas të afrojë edhe yje tjera nga kampionatet më të forta evropiane. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































