LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska: Në rrethin e parë do ta shohim nëse Pendarovski ka mbështetjen nga shqiptarët

Siljanovska: Në rrethin e parë do ta shohim nëse Pendarovski ka mbështetjen nga shqiptarët

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në intervistë për gazetën greke “Ekspres” tha se ndryshimi i emrit të shtetit është shembulli më i mirë për shitjen e interesave kombëtare.

Siljanovska tha se ajo nuk është përfaqësuese e maqedonasve, por se mbështetjen ka marrë edhe nga serbët, turqit, romët dhe qytetarët tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo konsideron se LSDM dëshiron të krijojë pasqyrë që Stevo Pendrovski ka mbështetjen nga shqiptarët, por, shton ajo, kjo do të shihet në rrethin e parë.


“Për dallim nga procedura në të cilën u zgjodha për kandidate, LSDM luajti me demokracinë e brendshme kështu që shpalli konkurs publik, dhe më pastaj vendosi që kandidati i tyre të zgjidhjet në hotel ‘Hilton’, me votim të mbyllur. E vërteta është se LSDM arriti sukses të madh te votuesit shqiptar në zgjedhjet e kaluara, por sot pakënaqësia është e madhe te të gjithë votuesit pa dallim të përkatësisë etnike”, tha Siljanovska.

Ajo shtoi se kandidati i tretë është shqiptar, dhe që në rrethin e parë do të shohim nëse Pendarovski ka mbështetjen blanko nga shqiptarët, dhe se siç thotë Siljanovska, a është i gatshëm që ky pushtet të organizojë zgjedhjet korrekte dhe demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori