Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Dyshja, të cilët u njohën në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, po vazhdojnë të jenë çdo moment pranë njëri-tjetrit.


Ata po e kalojnë të shumtën e kohës bashkë, ndërkohë që nuk mungojnë as fotografitë e tyre të përbashkëta.

Screenshot 7 32 Einxhel Shkira (Foto: Instagram)

Në një postim të fundit ku shfaqet me DJ nga Kosova, moderatorja shqiptare shkroi: “Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për një muaj”.

Teksa me shaka ka vazhduar se tani ka mbaruar BB VIP dhe se i njëjti duhet të largohet nga jeta e saj.

Screenshot 8 32 Einxhel Shkira (Foto: Instagram)

“Ej ka mbaruar BBV”, tha Shkira.

Ajo momentalisht është duke e shijuar në masë të madhe romancën, jashtë kamerave e spektaklit madhështor. /Telegrafi/

Screenshot 9 30 Einxhel Shkira (Foto: Instagram)