Air Force Two, aeroplani i qeverisë amerikane që mbante zëvendëspresidentin JD Vance dhe Zonjën e Dytë, Usha Vance, është ulur në bazën hapësinore ushtarake Pituffik në Grenlandën veriperëndimore.

Sapo kanë mbërritur në Grenlandë, Vance dhe gruaja e tij kanë hyrë në një automjet të blinduar të SHBA-së.


"Unë nuk kam qenë kurrë në Grenlandë. Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që kam vizituar ndonjëherë Grenlandën”, tha Vance.

"Kjo është një gjë shumë e lezetshme”, shtoi ai.

Vance vazhdon duke thënë se do të diskutojë me zyrtarë ushtarakë "çfarë saktësisht bën baza dhe të gjitha mënyrat e rëndësishme që ajo kontribuon në sigurinë kombëtare", shkruan BBC, përcjell Telegrai.

Ai njoftoi se do të marrë informacione për atë që personeli ushtarak "bën çdo ditë".

Vance më pas shton me delikatesë: "Siç e keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për Grenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media."

Zëvendëspresidenti amerikan e përfundon fjalën e tij duke falënderuar trupat dhe përsëri trajton temën më të diskutueshme - interesat amerikane në Grenlandë.

"Presidenti është vërtet i interesuar për sigurinë e Arktikut. Siç e dini të gjithë, kjo është një çështje e madhe dhe do të bëhet më e madhe gjatë dekadave të ardhshme", tha Vance. /Telegrafi/