Njerëzit në mbarë botën kanë qenë të tronditur nga ngjarjet, sidomos ato të fundit, në qytetin e dytë më të madh në Siri, Aleppo ndërsa forcat pro-qeveritare duket se do të marrin përsëri kontrollin e plotë të qytetit.
OKB-ja e ka përshkruar si një “dështim të plotë të njerëzimit” hyrjen në qytet të forcave pro-Assad, hyrjen e tyre nëpër shtëpi dhe vrasjen e dhjetëra civilëve – duke përfshirë gra dhe fëmijë, përcjell Telegrafi.
E Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka thënë se kishte prova të besueshme se 82 civilë u qëlluan për vdekje pasi forcat hynë në shtëpitë e tyre.
Mijëra njerëz raportohet se janë të bllokuar në lagjet e fundit të mbetura, të mbajtura nga rebelët, shumë prej të cilëve kanë bërë postime të mesazheve lamtumire dhe ankthi, si dhe thirrje në mediat sociale.
E për njerëzit vullnetmirë në mbarë botën është e vështirë që të gjejnë format që të ndihmojnë njerëzit e prekur nga kriza e vazhdueshme.
Në këtë drejtim, mediat e huaja, gjegjësisht ato britanike, përcjell Telegrafi, kanë publikuar numrin e disa organizatave tek të cilat ju mund të dhuroni ndihmë për personat e zhvendosur me veshje, ilaçe, ushqim, strehim dhe arsimim.
Kryqi i Kuq Britanik
Kryqi i Kuq, së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe, janë duke ofruar ushqim thelbësor dhe ilaçe për njerëzit në nevojë.
Ata tashmë janë duke mbështetur 1000 familje, të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo përfshin sigurimin e ushqimit thelbësor, strehim, ujë dhe kujdes mjekësor.
Ekipet janë duke ofruar kujdes mjekësor dhe autoambulanca për të transportuar rastet emergjente në objektet e specializuara, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Helmetat e Bardha
Mbrojtja Civile në Siri, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, është një organizatë vullnetare joqeveritare e cila punon për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Mjekët pa Kufi
Shumë pak mjekë mbeten në Aleppo dhe, pavarësisht të statusit të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, shumë spitale dhe objekte të tjera mjekësore janë shkatërruar.
Ata mbështesin tetë spitale në qytetin e Aleppos. Udhëheqin gjashtë objekte mjekësore në të gjithë Sirinë veriore dhe mbështesin më shumë se 150 qendra shëndetësore dhe spitale në të gjithë vendin, shumë prej tyre në zonat e rrethuara.
“Preemptive Love Coalition”
Kjo organizatë jo-fitimprurëse ndihmon në adresimin e nevojave themelore të personave të zhvendosur, të tilla si kujdes shëndetësor, strehim, ushqim dhe ujë, dhe, pasi këto të jenë dhënë, pastaj vazhdon për të ndihmuar në rindërtimin e jetës përmes granteve të fuqizimit për ata që kërkojnë mundësitë e punës dhe përpiqet për t’i kthyer fëmijët e tyre përsëri në arsim.
Vetëm disa milje jashtë Aleppos, ata tashmë janë duke ushqyer më shumë se 20.000 njerëz dhe janë duke siguruar strehim dhe ngrohtësi për ata pa shtëpi.
Krah për krah për Sirinë
Kjo organizatë bamirësie ofron ndihmë emergjente direkte për ata që jetojnë nën kërcënim dhe janë duke u përpjekur për të mbijetuar në kushte ekstreme.
Ata ofrojnë ushqim, veshje, ujë dhe kanalizime, si dhe ndihmë mjekësore.
Fondacioni Karam
Fondacioni Karam është një organizatë jo-fitimprurëse e cila udhëheq projektet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shpërndan ndihma, përcjell Telegrafi.
Ata janë aktualisht në drejtimin e një programi të ndihmës emergjente për fëmijët e Sirisë, duke ofruar ndihmë emergjente për shkollat brenda Sirisë, për të rinjtë që kanë mbetur aty, si dhe mbështetjen e fëmijëve refugjatë që largohen.
Shoqëria mjekësore siriano-amerikane
Kjo organizatë siguron trajtim mjekësor në terren në Sirinë jugore, si dhe për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani, si dhe ofrimin e trajnimit mjekësor.
Ata kanë trajtuar tashmë më shumë se 2.6 milionë pacientë dhe kanë mbështetur më shumë se 1700 punëtorë shëndetësorë.
DHURONI KËTU /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Demokratët i bëjnë thirrje Bidenit të sanksionojë izraelitët për dhunën në Bregun Perëndimor
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Franca përfundon misionin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët