LAJMI I FUNDIT:

Si të visheni me stil për palestër frymëzuar nga Kendall Jenner

Si të visheni me stil për palestër frymëzuar nga Kendall Jenner

Kendall Jenner është një nga emrat më të lakuar kur flasim për trende në botën e modës

Këtë herë modelja na ka dhënë një ide se si të vishemi për në palestër: thjesht dhe bukur.


Ylli i “The Kardashians” u fotografua në Beverly Hills me miqtë e saj duke marrë pjesë në një klasë për ‘Yoga’.

Ajo kishte veshur streçe të zeza, një bluzë të zezë dhe një pallto lëkure ngjyrë kafe. Një element i veçantë i veshjes së saj ishin edhe pantoflat ngjyrë kafe kombinuar me çorape të bardha.

Modelja po ashtu kishte vendosur syze dielli të errëta së bashku me një kapele të zezë. Dhe detaji i fundit: një çantë e zezë.

Ditët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ajo i ka dhënë fund lidhjen me Devin Booker, ylli i NBA-së që luan me Phoenix Suns. Shkak thuhet se janë bërë angazhimet e tyre. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga dyshja.