Si të triumfojmë përballë situatave në jetë, tregon eksperti i inteligjencës emocionale Jeton Selimi

Jetojmë në një kohë dinamike. Punët e përditshme, lodhja, ngarkesa emocionale dhe stresi shpesh herë na gjunjëzojnë dhe na bëjnë të humbasim besim në vetvete. Por, një ekspert i inteligjencës emocionale dhe psikologjisë si Jeton Tony Selimi në intervistën për portalin Telegrafi Maqedoni, jep këshilla për një jetë larg stresit dhe na tregon se si të dalim triumfues përballë situatave që na krijohen në jetë.Intervistoi: Valon Osmani Njihesh si një ekspert i sjelljes, inteligjencës emocionale dhe psikologjisë së suksesit të biznesit, na trego si arrite nga një qytet si Gostivari të prekësh majat e suksesit si guru me fame botërore? Jam rritur me prindër dhe gjyshër jashtëzakonisht punëtorë, të cilët gjatë gjithë jetës së tyre u përkushtuan për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre, familjes dhe komunitetit më të gjerë. Që në moshë shumë të re, prindërit e mi nxitën tek unë rëndësinë shpirtërore dhe të paturit e një edukimi të qëndrueshëm në krijimin e një jete të vlefshme për ta jetuar. Ata më mësuan bujqësinë, gjuhët, biznesin dhe strategjitë e ndërtimit të pasurisë që e kam përdorur që atëherë. Si fëmijë kam përjetuar sfida të ndryshme shëndetësore, abuzim fizik dhe atë seksual, unë u ngacmova në shkollë dhe u rrita duke parë nënën time dhe motrat e mia që i nënshtroheshin dhunës. Unë e dija atëherë se duke u trajtuar gabimisht, në mënyrë të pabarabartë dhe duke ju thënë “ju nuk jeni askush vetëm sepse jeni me kombësi tjetër”, kisha përshtypjen se gjinia dhe identiteti seksual ishte thjeshtë moralisht i pajustifikueshëm dhe etikisht i gabuar. Kalimi nëpër situata të vështira më bëri të reflektoj dhe të ndërtoj një të ardhme më të mirë për veten. Jetova dhjetë vite rrugëve të Londrës në kushte të vështira, punoja shumë, pa asnjë ditë pushim për të paguar shkollimin tim, unë isha i vendosur për të marrë gradën time universitare në një nga katër universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, “University College London” dhe me sukses të ndërtoj karrierën time. Vazhdimisht mësoja për shkencën, matematikën, psikologjinë dhe shumë drejtime të tjera. Në vitin 2013 investova paratë e mia në një program përshpejtues biznesi. Një studim që ju ndihmoi shumë kompanive tregtare për balansim të jetës emocionale, fizike, shpirtërore, marrëdhëniet në biznes dhe sfidat e parave. Unë themelova kompaninë time globale për të folur, trajnim dhe stërvitje “TJS Cognition” poashtu filmin dhe serinë me dokumentarët e “Living My Illusion” me të vetmin qëllim, të frymëzoj për veprime vendimtare në jetën e një miliardë njerëzve deri në vitin 2030 dhe të kontribuojnë drejt përmbushjes së 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshmërisë të KB.
Sa është profesion që paguhet të jesh ekspert i psikologjisë së suksesit, shëndetit, zhvillimit personal dhe trajner i liderëve dhe cilat janë problemet me të shpeshta që përballen njerëzit sot? Klientët nuk paguajnë për profesionet tona. Ata na punësojnë për shkak të vlerës që mund të sjellim në jetën e tyre. Sa më shumë që investoni në profesionin tuaj dhe zhvillimin personal; sa më shumë problem të zgjidhni për klientët tuaj, aq më shumë njerëz ju vlerësojnë ju dhe profesionin tuaj. Klientët që kërkojnë ndihmën time e bëjnë këtë sepse kanë probleme personale, profesionale dhe biznesi që i ndalojnë ata të jetojnë një jetë të ekuilibruar, të shëndetshme, të suksesshme dhe të lumtur. Disa nga problemet me të cilat përballet klientët e mi përfshijnë varësi, depresion, frikë, stres, mungesë qartësie, çështjet e vetëbesimit, vetëvlerësim të ulët, pikëllim, faj, konflikte marrëdhëniesh, çështje intimiteti, epilepsi, dhe dhjetëra probleme të tjera mendore dhe fizike. Nga ana tjetër, organizatat kërkojnë ndihmën time për të zhbllokuar kapitalin e tyre njerëzor, frymëzojnë dhe mësojnë punonjësit e tyre se si të jenë më të angazhuar, si të rrisin produktivitetin e tyre, performancën e shitjeve, të shpërndajnë konfliktet e ekipit, të promovojnë diversitetin, përfshirjen dhe të zbatojnë strategji të shëndetit mendor dhe mirëqenies.
-Vlerësoni arsimin dhe sigurohuni që çdo ditë të kaloni një orë për të lexuar. Leximi mund të zvogëlojë stresin, të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të ju bëj një person më të lumtur. Për mua, vlera e leximit të përditshëm ishte ekspozimi ndaj një larmie të madhe njerëzish tepër të zgjuar. Unë mendoj se nuk mund të kënaqësh kurrë etjen tonë për më shumë njohuri,prandaj investoni kohën dhe paratë tuaja në edukimin e vetvetes.
-Unë jam një besimtar i madh në mirënjohje. Njerëzit mund ta fillojnë ditën e tyre duke bërë një listë të të gjitha gjërave për të cilat janë mirënjohës atë ditë. Dikush mund të shkruaj tre letra falënderuese çdo mëngjes, dhe të kalojë çdo darkë me familjen ose miqtë që shikojnë rreth tryezës, duke shpërndarë falënderime të gjithë. Mirënjohja është ilaçi më i mirë që mund të na largojë trishtimin. Njerëzit shpesh harrojnë se lumturia është produkt i të qenurit mirënjohës, gjithçka që duhet të bëjnë është të pranojnë se ka gjëra që janë tashmë të shkëlqyera në jetën e tyre.
-Sigurohuni që të planifikoni ditët tuaja. Planifikimi i ditëve, javëve, muajve dhe viteve stërvit trurin tuaj për të ndryshuar gjendjen e tij dhe ai udhëzon që të nis të krijoi atë që ju dëshironi të ndodh në jetën tuaj.
-Bëni diçka që ju bën të qeshni çdo ditë. E qeshura nuk kërkon para, ju mund ta bëni kudo dhe është infektive, mund t'ju ndihmojë të tërhiqni njerëzit e duhur në jetën tuaj, si dhe do të përmirësojë menjëherë gjendjen shpirtërore.
-Nxitni marrëdhënie të mira me familjen, miqtë, kolegët dhe njerëzit që takoni në jetën tuaj të përditshme.
-Merrni vetëm pak kohë. Në librin tim fitues i shumë çmimeve “Vetmia”, unë flas në mënyrë më të detajuar se si marrja kohë për veten tonë është proces thelbësor në shërimin e trupit dhe mendjes sonë.
-Bëni diçka që e doni çdo ditë. Çdo qenie njerëzore ka diçka që ata duan ta bëjnë. Kur jetoja në Maqedoni, më pëlqente të ushqeja bletët, të luaja me qenin tim dhe të shkoja në Leunovë, te vendlindja e nënës sime, vetëm për të kaluar kohë në natyrë. Natyra ka mënyra për të na qetësuar, na largon stresin dhe na bën të vlerësojmë jetën.




















































