Si do të reflektohen zgjedhjet në Bullgari në raportet me Shkupin?
Zgjedhjet parlamentare në Bullgari ku sipas rezultateve paraprake fitues doli koalicioni konservator GERB-SDS (Unioni i Forcave Demokratike), i kryesuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov, nuk zgjidhin krizën politike në këtë vend, në veçanti kontestin që ka me Maqedoninë e Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike në Shkup.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në qershor të vitit 2022 pranuan atë që njihet si propozim francez, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.
Më pas, dy vendet firmosën edhe protokoll për anëtarësim në BE, i cili bazuar në marrëveshjen e mëparshme e obligon Maqedoninë e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues.
Por, ky obligim ende nuk është përmbushur nga autoritetet në Shkup, ndërkohë që Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së në disa raste ka paralajmëruar për pasoja në procesin e integrimit nëse nuk përmbushen obligimet e marra.
Ish-diplomati maqedonas, Risto Nikovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se “qasja e Sofjes” nuk do të ndryshojë as pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Ai konsideron se raportet mes forcave politike nuk japin shpresë për formimin e një Qeverie stabile, me të cilën do të mund të bisedohej për çështjet kontestuese.
“Zgjedhjet në Bullgari përfunduan, por nuk sollën asgjë të re. Qeveria e re vështirë se do të formohet pasi do të duhen të paktën tri parti politike, të cilat kanë dallime të mëdha. Por, ky nuk është problemi më i madh për ne pasi cilado parti që të jetë, politikat ndaj vendit tonë nuk ndryshojnë. Topi është në oborrin tonë dhe ne jemi ata që duhet të gjejmë zgjidhje për dalje nga situata në të cilën ndodhemi”, vlerëson Nikovski.
Edhe ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, shpreh dyshime nëse ndonjëra parti do të jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re. Ai thotë se është pesimist se partia e tij, GERB, të mund të sigurojë shumicën për formimin e shumicës parlamentare.
Veç kësaj, skena politike në Bullgari do të jetë akoma më e tensionuar me retorika nacionaliste pasi në Parlamentin bullgar, me gjasë do të hyjë edhe partia “Veliçie” (Partia e madhështisë) me orientim prorus.
Së bashku me partinë “Prerodba” (Ripërtëritja) dhe socialistët, Veliçie është partia e tretë proruse që do të ketë përfaqësuesit e saj në Parlamentin bullgar.
Ish-diplomati Nikovski thotë se qëndrimet e OBRM-PDUKM-së, partisë fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do ta bëjnë edhe më të pamundur ndryshimin e Kushtetutës, pasi partia e mandatarit Hristijan Mickoski kërkon ndryshimin e protokollit për anëtarësim në BE.
OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutë, por kërkon garanci se Sofja nuk do të paraqesë kërkesa të reja. Andaj, kjo parti kërkon që hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, në rast se miratohet, të bëhet pas përfundimit të bisedimeve me BE-në, apo paralelisht me anëtarësimin në union.
“Problemi qëndron në protokollin e dytë të firmosur nga dy qeveritë, i cili është pesë herë më i dëmshëm se marrëveshja për miqësi që edhe pengon integrimin evropian. Me heqje dorë nga ky protokoll, me automatizëm bie në ujë edhe korniza negociuese dhe me këtë edhe ultimatumi bullgar për ndryshimin e Kushtetutës. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia (e Veriut) mund të vazhdojnë rrugën drejt Brukselit sikur edhe vendet tjera”, thotë Nikovski.
Në vitin 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që synonte kapërcimin e dallimeve për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.
Por, në vend të kësaj, kjo marrëveshje përkeqësoi edhe më shumë raportet ndërmjet dy vendeve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje