Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do të shkëlqejnë në errësirë kur t’i lustroni

Karriget plastike janë zgjedhja e parë për shumë njerëz kur kërkojnë mobilie kopshti – nuk është çudi, sepse ato janë të lehta, rezistuese ndaj shiut dhe të lira
Megjithatë, ka edhe një anë negative – nëse nuk i mirëmbani rregullisht, papastërtitë ngjiten lehtësisht në to.
Për shkak të veprimit të diellit dhe reshjeve, së shpejti do të duken të vjetra dhe të konsumuara.
Nëse kësaj i shtoni njollat e barit dhe baltës, lëngjet nga gjethet dhe pemët, madje edhe jashtëqitjet e shpendëve, karriget tuaja të reja plastike me shkëlqim mund të duken shumë keq.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i hiqni këto njolla sapo t’i vini re, transmeton Telegrafi.
Vetëkuptohet që duhet t’i fshini herë pas here me një leckë të lagur dhe t’i thani mirë. Megjithatë, duhet të bëni edhe një gjë kur i “paketoni” njëra mbi tjetrën – pastroni edhe karriget nga poshtë, sepse në përforcimet plastike shpesh fshihen merimangat dhe insektet e tjera.
Për pastrim “të përgjithshëm”, përgatitni një përzierje të uthullës alkoolike dhe ujit në një raport 3:1. Hidheni në një shishe spreji, spërkatni karriget dhe prisni dhjetë minuta.
Tani bëni një sapun të butë nga detergjenti i enëve dhe uji i vakët – rreth 3 lugë gjelle për 3 litra ujë të vakët. Fërkoni karriget me këtë përzierje dhe nëse nuk mund të hiqni disa njolla, përdorni sodë buke.
Asnjëherë gjatë pastrimit mos përdorni lëndë gërryese. Kjo do të bënte vetëm gërvishtje të vogla në plastikë, e cila do të mbajë më shumë papastërti më vonë.
Shpëlajini mirë karriget me zorrë uji dhe, nëse janë të pastra, thjesht thajini me një leckë mikro dhe jepini një lustrim të imët. Nëse ka ende njolla, bëni një zgjidhje të re pastrimi. Hidhni gjysmë gote zbardhues në 3 litra ujë të vakët, përzieni mirë dhe fërkoni njollat me një sfungjer të lagur në këtë tretësirë.
Lërini të qëndrojnë për dhjetë minuta dhe më pas lajini. Thani ato me kujdes me një leckë mikro. Nëse jeni të kënaqur me pamjen e karrigeve, mund t’i mbroni ato nga papastërtitë duke aplikuar dyll makine. Aplikoni një shtresë shumë të hollë dhe lëroni mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Pesë truqe të dobishme për shoferët të cilat mund t’ju shpëtojnë nga fatkeqësitë në rrugë
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi