LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni vetë qumësht nga kikirikët: Pije e ëmbël dhe e shijshme, ideale për ëmbëlsira

Si të bëni vetë qumësht nga kikirikët: Pije e ëmbël dhe e shijshme, ideale për ëmbëlsira

Është e përsosur për smoothie me çokollatë dhe banane, por edhe si përbërës për përgatitje të ëmbëlsirave, posaçërisht të atyre me çokollatë!

Për një litër qumësht nga kikirikët nevojiten:


– 300 g kikirikë jo të njelmët (të qëruar);
– 1 litër ujë,
– kripë Himalaje sa mund të kapet me gisht;
– 2-3 hurma, sipas dëshirës apo 1-2 lugë ëmbëltues të lëngët natyral (nektar nga agava apo kokosi).

Përgatitja:

Kikirikët vendosni në një enë, qitni ujë dhe lëreni të qëndrojnë gjatë natës. Nëse përdorni hurma të thata, njomni në një enë të ndarë dhe kur të zbuten, hiqjani bërthamat.

Të nesërmen kikirikët shpëlani, qitni në blender, shtoni kripë dhe ujë dhe, nëse dëshironi, shtoni hurmat e njomura apo ëmbëltues.

Përzieni disa minuta dhe kulloni nëpër kullore me vrima të vogla dhe qiteni në kavanoz.

Nëse dëshironi qumësht shumë të dendur kremoz nga kikirikët, pas njomjes, shpëlani dhe zieni në një litër e gjysmë ujë.

Kur tretja të vlojë, zieni rreth 30 minuta në mënyrë që kikirikët të zbuten edhe më shumë.

Lërini që të ftohen pak dhe tundni mirë (me të njëjtat shtesa) në mënyrë që të bëhet pije e dendur, të cilën nuk duhet ta kulloni.

Mbajeni në frigorifer. Para përdorimit, përzieni apo tundeni kavanozin.

Shijojeni! – transmeton Telegrafi.