LAJMI I FUNDIT:

Si ta nxehni picën, por që të jetë e shijshme dhe e sigurt për ta ngrënë: As të mos ju shkojë mendja ta përdorni mikrovalën!

Si ta nxehni picën, por që të jetë e shijshme dhe e sigurt për ta ngrënë: As të mos ju shkojë mendja ta përdorni mikrovalën!

Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji

Kur bash diç nuk kemi vullnet të gatuajmë darkën, disi më e lehtë na është të porosisim picë, posaçërisht nëse kemi mysafirë apo mbeteni zgjuar shumë më gjatë seç kemi planifikuar.

Dhe kjo është zgjidhje e shkëlqyeshme, e shpejtë, mirëpo më së shpeshti ndodh që të na mbeten disa copëza, transmeton Telegrafi.


Kur pas një kohe ftohet, më nuk e ka atë shijen që pëlqehet dhe, për të mos e hedhur ushqimin, kemi hulumtuar a ekziston mënyra që ta nxehim picën, por që të jetë njësoj e shijshme dhe e freskët dhe me atë rast të jetë e sigurt për ta ngrënë.

Kemi mësuar shumëçka interesante:

– Mos e nxehni picën në mikrovalë, sepse do të bëni një racion i qullët me shije të shkatërruar;

– Mos e nxehni as në furrë, sepse vetëm do ta thani;

– Zgjidhja më e mirë është pllaka e shporetit.

Mbështillni copat e picës në folie alumini, aktivizoni pllakën në temperaturë minimale dhe nxehni nga të dyja anët disa minuta.

Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji, në mënyrë që të zbuten. /Telegrafi/