Më 16 dhjetor 2022, ndërroi jetë në Romë, në moshën 53-vjeçare, tre vite mbasi ishte diagnostikuar me leucemi mieloide akute, në Klinikën “Paideia”, futbollisti dhe trajneri i njohur serb me qytetari italiane, Sinisha Mihajloviq.
Me baba Bogdanin, një kamionist serb, dhe nënën Viktoria, kroate që punonte në një fabrikë këpucësh, Sinisha lindi në Vukovar, qytet kroat në Jugosllavinë e Titos, i bërë i njohur për Masakrën e tmerrshme gjenocidiale, që serbët e Armatës së Kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kryen nga 25 gushti-18 nëntor 1991, me 5403 kroatë të vrarë, por edhe 1103 serbë të komanduar nga gjeneralët kriminelë Bratiq e Paniq dhe paramilitarët gangsterë e mafiozë, famëzinj, Arkan e Haxhiq (kreu i Krajinës).
Mihailoviqi nuk i mbijetoi dot kancerit në gjak, edhe pse u përdor kimioterapia intensive dhe transplanti i palcës së kockave.
Fare i ri, ai luajti me ekipin e Borovos, e më pas me atë të Vojvodinës dhe Yllit të Kuq të Beogradit, për të kaluar më 1992 në Itali, ku luajti me disa skuadra klubesh, përfshi Interin, Lacion, Romën, Sampdorian, Fiorentinën, Bolonjën etj.
Ai zhvilloi zyrtarisht 414 ndeshje (72 me Përfaqësuesen Jugosllave, Jugosllavi-Mali i Zi dhe vetëm një me Serbinë), duke shënuar 79 gola me klubet dhe dhjetë me Përfaqësuesen.
I famshëm për goditjet e dënimit, ai shënoi 28 gola prej këtyre goditjeve, duke mbajtur edhe një rekord për Seria A, me tre të tillë brenda një ndeshje.
Studiues nga Universiteti i Beogradit kanë llogaritur se topi i goditur prej tij mbërrinte shpejtësinë e frikshme për çdo portier, prej 160 km/orë, ndoshta pak e ekzagjeruar kjo prej tyre, kur dihet se një tjetër mbrojtës i jashtëzakonshëm në goditje të tilla, braziliani Roberto Carlos Silva da Rocha, më 1997, në një ndeshje kundër Francës, goditi topin dhe shënoi një supergol nga 35 metra. me shpejtësi 137 km/orë, në portën e Fabien Barthéz.
Ai drejtoi edhe si trajner nëntë skuadra klubesh, përfshi Milanin, Interin (zëvendës), Bolonjën etj. dhe përfaqësuesen e vendit të tij.
Mihajloviqi bashkëjetoi me një shougirl romane, Arianna Rapaccioni, qysh më 1995, dhe u martuan pas 10 vitesh. Fëmijët e tyre janë pesë, tre vajza dhe dy djem, por Sinisha kishte edhe një djalë tjetër, pas një raporti të mëparshëm me një bukuroshe italiane, atësinë e të cilit e pranoi vetëm kur u martua me Ariannën. Ai sapo ishte bërë gjysh, pasi vajza e madhe, Virginia, martuar me mbrojtësin e Xhenovas, Alessandro Vogliacco, kish lindur vajzën Violante.
Por, Sinisha Mihajloviq kishte edhe anën tjetër të medaljes, fatkeqësisht atë të errëtën!
Ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij, një racist dhe serbomadh shoven.
Së pari, ai mbajti përherë anën e “fisit” serb të babait, edhe pse “dajat” e tij ishin kroatë si e ëma, e kjo, pavarësisht gjenocidit, masakrave, si ajo e Vukovarit, ku edhe lindi, apo krimeve të luftës që serbët bënë në Kroaci, pasuar nga ato në Bosnjë dhe në fund në Kosovë.
Së dyti, me gojë dhe me shkrim, Sinisha mburrej dhe ndihej krenar për Sllobodan Milosheviqin, diktatorin paranojak dhe rolin e tij për kombin serb, paçka se po gjykohej në Hagë, ku edhe vdiq në Burgun Sheveningen, si kryekrimineli më i madh në Evropën e Pasluftës së Dytë Botërore!
“Mes nesh, kemi gjithmonë grindje, por jemi të gjithë serbë. Parapëlqej të luftoj për një bashkëkombës timin dhe ta mbroj kundër agresionit të huaj [NATO-s]. E di që Milosheviqit i atribuohen krime, por në momentet që Serbia u sulmua, unë mbroj popullin tim dhe atë që i përfaqëson”?!
Së treti, ai ndihej i nderuar që ishte mik me Zhelko Razhnatoviq Arkanin, komandantin e “Tigrave”, këtyre burgaxhinjve, vrasësve, përdhunuesve, gangsterëve, banditëve, mercenarëve, sarhoshëve dhe të droguarve mafiozë, të organizuar nga regjimi stalinist i Beogradit, si paramilitarë terroristë, në ndihmë të Armatës dhe Milicisë serbe, autorë të mbi 400 vrasjeve.
Arkani ishte edhe kapo i ultrasve të Crvena Zvezdas (Ylli i Kuq) i Beogradit, kur me këtë klub futbolli, luante edhe vetë Mihajloviqi.
Ai shkroi edhe një nekrologji të Arkanit, kur rivalë të botës së nëndheshme të krimit, apo vetë Shërbimi Sekret Serb, të cilit s’i duhej më Arkani se iu prishte “imazhin” apo i shantazhonte, e vranë në Hotel Interkontinental të Beogradit, më 15 janar 2000, po aty ku edhe kish organizuar mes delirit të madhështisë, dasmën perandorake me bashkëshorten e tij të dytë, këngëtaren e njohur Svetllana Veliçkoviq-Razhnatoviq, e mbiquajtur Ceca.
Vrasësi, polici 23-vjeçar Dobrosav Gavriq, vrau me një pistoletë CZ-99 dhe dy miqtë e Arkanit, Milenko Mandiq dhe Dragan Gariq, ndërsa shpëtoi vetëm bodigardi i vet, Zvonko Mateoviq.
Për komandantin e serbëve në Bosnje, kriminelin me damkë Ratko Mlladiq, Sinisha thoshte:
“Mlladiqi?! Një luftëtar i madh, që luftoi për popullin e tij?!”
Arrogant, prepotent, me sjellje rrugaçërore si futbollist në fushë, shfaqi racizëm të hapur ndaj futbollistit francez me origjinë senegaleze, Patrick Vieirá, në ndeshjen Lazio-Arsenal më 17 tetor 2000, por kulmi erdhi kur UEFA e dënoi me 12 300 €uro gjobë dhe përjashtim për tetë javë nga Kupa e Kampioneve, më 7 nëntor 2003, për dhunën barbare ndaj futbollistit rumun, Adrian Mutú, në ndeshjen Lazio-Chelsey.
Më 28 maj 2012, si trajner i Serbisë, Mihajloviqi përjashtoi nga Përfaqësuesja futbollistin mysliman të etnisë boshnjake [shqiptare!], Adem Lajiq, për shkak se ai refuzoi të këndonte himnin serb?!
Më 3 janar 2018, pas humbjes me Juventusin, si trajner i Torinos dhe përsëri një vit më vonë pas një ndeshjeje të ngjashme, u përfshi në replika të ashpra në “Twitter” me deputetin e djathtë Massimo Enrico Corsaro dhe me disa oficerë të Policisë, të cilët i akuzoi si racistë! Pra, vetes ia lejonte mentalitetin dhe shfaqjet e racizmit, por nuk pranonte dhe reagonte ashpër, kur të tjerët e përcaktonin atë si racë inferiore?!
Me nxitjen dhe sponsorizimin e tij, tifozë ultras të Lacios vunë në tribunën e Stadiumit Olimpico të Romës, parulla si: “Kosova është Serbi” apo postera të Arkanit.
Më 2020, Sinisha Mihajloviqi, pasi kish mësuar për sëmundjen e rëndë, publikoi librin autobiografik të tij, me titull: “Ndeshja e Jetës”.
Natyrisht, një libër i tillë vështirë të emocionojë dhe impresionojë ndonjë shqiptar, por ja që ky libër i Sinishës, ku ai shfaqet si shkrimtar në tentativë, na ndriçoi një fakt, që ndoshta s’do ta mësonim kurrë: Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na i paska kryer një kartë, Sinisha Mihajloviqit, këtij shoveni racist serb dhe antishqiptari të deklaruar?!
Me të drejtë, çdokush mund të pyesë: ç’ne kjo letër dhe pse vetë Rama, apo shtatmadhoria propagandistike e tij më Zhdanovin Endri Fuga në krye, e fshehën dhe ende heshtin për këtë letër, kur s’kanë lënë rast pa humbur, për t’iu treguar shqiptarëve në ERTV, ndoshta deri dhe sa herë në ditë shkon Kryeministri në tualet?!
Kjo kish ndodhur edhe më 12 dhjetor 2015, kur Rama me suitën apo anturazhin e tij, mori rrugën e largët për në Jerusalem, ku klerikë të lartë ortodoksë grekë e dekoruan për kontributin në të mirë të Kishës greke?!
Edhe kjo do të mbetej e fshehtë, po të mos publikonin pasardhësit e djallëzuar të Odiseut, foto të kësaj ceremonie?!
Rama e quan i dashur “Mister” druzhe Mihajloviqi dhe i shkruan se miku i tyre i përbashkët, Vuçiq – Gëbelsi i Milosheviqit – ia kish dhënë nr. e celularit të tij?!
Ai dhe Vuçiqi kishin biseduar gjatë për atë në Novi Sad.
Qysh në krye të letrës, ai kujton me admirim Sampdorian e Mihajloviqit dhe një tjetër serbi, trajnerit Vujadin Boshkov (1931-2014). Duket qartë që ai ka dobësi për serbët dhe mund t’i dekorojë (pas vdekjes) të dy apo t’u dorëzojë Çelësin e Artë të Tiranës familjarëve të tyre, se Goran Bregoviqit ia dha personalisht!
Ai i tregon se ka qenë basketbollist i Kombëtares (në fakt, ndër më mediokrit e Përfaqësueses në dy ndeshje që u aktivizua, më shumë si djali i një deputeti, anëtar Presidiumi, e nipi i një anëtari Politbyroje, që nuk shkëlqeu kurrë, ashtu si piktor, kur zgjodhi të bëjë shkarravinistin apo Picasson në tentativë).
Ai i uron fitore mbi sëmundjen këtij “luftëtari” të egër dhe i rithekson admirimin antik, paçka se ai nuk ishte serb i shekullit VII të e.s., kohë kur edhe u dyndën të parët e tij sllavë në Ballkan ?!
Duhet të jesh një apatrid, të quash i dashur Mister, një serbomadh shoven e racist si Mihajloviq, i cili nuk shfaqi kurrë as më të voglin pendim për krimet e tmerrshme që bënë për vite me radhë Armata, Milicia dhe paramilitarët serbë, krerët e të cilëve ai i kishte për nder që i kishte pasur miq?!
Rama mund t’i harrojë luftërat gjakatare, gjenocidin, masakrat, përdhunimet që serbët u kishin bërë kroatëve, e boshnjakëve, por nëse i thotë vetes shqiptar, aq më tepër kryeministër i Shqipërisë, a mund të harrojë ai gjenocidin, vrasjen e mbi 13 mijë kosovarëve, përdhunimin e 20 mijë grave e vajzave dhe deportimin me dhunë të afro një milion njerëzve nga Kosova?!
Por, po, ky Edi Rama, që admiron supernacionalistin serbomadh Sinisha, habiti botën shqiptare kur quan nacionalizëm të rrezikshëm simbolin e Shqiponjës të Xherdanit dhe Granitit teksa në dy Botërorë rresht këta djem të shkëlqyer me gjak shqiptar bënë gola për Zvicrën dhe e çuan dy herë Serbinë në shtëpi, çka iu dogji shumë atyre.
Me sa duket, internacionalizmi enverian ka rrënjë të thella tek ata që e kanë idhull atë dhe e imitojnë.
Besoj se më takon si Shef Misioni diplomatik në Itali dhe njohës i mirë i vlerave demokratike të Italisë dhe popullit mik italian, të jap një opinion disa rreshtash dhe të shpreh habinë se vlerësimet dhe nderimet për Mihajloviqin si futbollist e trajner nuk mund të lënë mënjanë faktin se politikisht ai anoi nga nacionalizmi shoven serb dhe mburrja për miqësinë që kishte me ata që shkaktuan tragjedinë jugosllave, çka nderimet pas vdekjes së tij le t’ua linin tifozëve, sidomos atyre ultrasve dhe jo drejtuesve të institucioneve, si Infantino Lollobrigida, Malagó, Gravina dhe Mançini.
Duhet të jetë ndjerë keq Sinisha, teksa përjetoi në ditët e fundit të jetës kthimin me turp të Përfaqësueses serbe në Beograd nga Botërori Katar 2022, pas humbjes së pësuar falë bijve të shqipes, futbollistë të Zvicrës, Granit dhe Xherdan, që kryeministri ynë internacionalist i quajti nacionalistë?!
Zoti e deshi që ai të mos mësonte fituesen e Botërorit të 22-të, Argjentinën, dhe humbjen e Francës “së tij”, e cila historikisht në shumë raste e llastoi Serbinë.
Tani, na mbetet të mësojmë si zakonisht nga të tjerë, por jo nga Rama dhe “ministri” i tij i Informacionit dhe Propagandës, Fuga, nëse miku i tij serb, Vuçiq, mori ndonjë letër ngushëllimi për vdekjen e të admiruarit të kryeministrit tonë, serbomadhit racist Sinisha Mihajloviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje