Nuk ka shpëtim nga zëri në kokën tonë, pavarësisht nëse është memorizimi i informacionit ose krijimi i skenarëve imagjinare dhe ndikon në gjithçka që bëjmë.
Kjo është arsyeja pse Ethan Kross, një profesor i psikologjisë në Laboratorin e Emocionit dhe Vetëkontrollit në Universitetin e Miçiganit, thotë se bisedat më të rëndësishme që kemi janë ato të heshtura, me veten tonë. “Më pëlqen të mendoj për zërin e brendshëm si një thikë të ushtrisë zvicerane”, thotë Kross, i cili bashkoi vitet e hulumtimit për librin e tij të ri ‘Chatter: The Voice In Our Head And How To Harness It’.
“Nëse jeni duke përsëritur një numër telefoni në heshtje, duke planifikuar për të ardhmen, duke u përgatitur për një prezantim ose duke rishikuar përvojat e jetës, ju jeni duke përdorur zërin tuaj të brendshëm, edhe nëse nuk jeni në dijeni”.
“Por siç do ta kenë përjetuar shumë njerëz, ka momente kur ky mjet i vlefshëm mund të dalë jashtë rrjedhës. Në vend që të përdorim këtë kapacitet për të kuptuar problemet dhe për të ecur përpara, ne ngecim duke u shqetësuar dhe krijuar probleme imagjinare. Ne priremi të zmadhojmë problemin në fjalë”, transmeton Metro.
“Duke e përmbysur atë proces, ne mund ta rikthejmë zërin e brendshëm në rrugën e duhur dhe mund ta bëjmë atë duke përdorur mjete të ndryshme”, thotë Kross.
Tutje, Kross tregon tre teknika për luftimin e zërit të brendshëm negativ:
Ndryshoni mënyrën e të folurit me veten tuaj
Kjo përfshin teknikat që mund të përdorni vetë siç janë udhëtimet mendore, duke riformuluar përvojën si një sfidë sesa si një kërcënim dhe duke ndryshuar mënyrën se si flet me veten tënde. “Trainojeni veten përmes një problemi sikur po flisni me një mik”, thotë Kross. “Është më efektive nëse i referoheni vetes duke përdorur emrin tuaj. Unë e quaj atë bisedë të distancuar me vetveten”.
Zgjidhni të besuarit tuaj me mençuri
“Njerëzit e tjerë mund të jenë një pasuri ose problem i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për këtë”, thotë Kross. “Varet nga kush dhe si flasim. Një person tjetër mund të jetë i dobishëm për të na ndihmuar të mendojmë për një panoramë më të madhe dhe zgjidhjet e mundshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë”.
Pastrimi i hapësirës tuaj fizike ndihmon mendjen tuaj
“Pastrimi i mjedisit tonë na jep ndjesinë e rregullit që shpesh ndiejmë se na mungon kur mendja po na rrotullohet. Kjo ndjenjë e kontrollit mund të jetë vërtet e dobishme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës