LAJMI I FUNDIT:

Si ta hiqni çamçakëzin nga flokët me këto metoda

Si ta hiqni çamçakëzin nga flokët me këto metoda

Çamçakëzi i ngjitur në flokë zakonisht paraqet katastrofën e cila përfundon me lot, me shkuarje pa dëshirë te floktari dhe me qethje të paplanifikuar flokësh

Herën tjetër kur ju ndodh telashi i këtillë provoni ndonjërën nga këto metoda, transmeton Telegrafi.

Metoda me shkumën e flokëve


1. Qitni sasi të mjaftueshme të shkumës për mbulimin e gjithë xhufkës së flokëve në të cilën është ngjitur çamçakëzi.
2. Krihni lehtë flokë me krehër dhe kështu do ta largoni çamçakëzin nga flokët.

Metoda me vajin e ushqimit

1. Qitni cilindo vaj ushqimi (të ullirit, apo vaj bimësh) në çamçakëz në flokë dhe në xhufkat përreth.
2. Lini të qëndrojnë 2-3 minuta.
3. Krihni butësisht flokët në mënyrë që të eliminoni mbetjet e çamçakëzit.
4. Lani flokët me shampon.

Metoda me akull

Qitni akull në çamçakëz dhe mbajeni përafërsisht pesëmbëdhjetë minuta.

1. Gjithashtu, mund të ndihmojë nëse më parë njomni flokët në ujë të njelmët. Në atë mënyrë do të ulni temperaturën në të cilën akulli shkrihet dhe ashtu do të bëni që çamçakëzi më shumë të ngurtësohet dhe më lehtë ta hiqni nga flokët.
2. Hiqeni çamçakëzin. Do të duhej të ngurtësohej mjaftueshëm në mënyrë që të mund ta tërhiqni nga flokët pasi që ta keni mbajtur nën akull.

Metoda me vazelinë

1. Lyeni vazelinë përreth zonës së flokëve të ngjitura me çamçakëz.
2. Përdorni krehër me dhëmbë të rrallë. Me krehje eliminoni çamçakëzin dhe sa më shumë që të mundeni vazelinë nga flokët tuaja.
3. Lani flokët me shampon.

Metoda me alkool

1. Fërkoni alkool në xhufkë të flokëve – çamçakëzi do të duhej të binte në afat prej një apo dy minutave.
2. Lani flokët me shampon.

Metoda me losion për duar dhe lëng për shpëlarje të gojës

Fërkojeni losionin në zonën e flokëve të mbuluar me çamçakëz dhe shpëlajeni me lëng për shpëlarje të gojës. Çamçakëzi do të duhej të zhdukej në afat prej 5 minutave.

Metoda me majonezë

Fërkoni majonezë në xhufkën e flokëve të ngjitura me çamçakëz dhe shpëlani flokët.

Metoda me pastë të dhëmbëve

1. Gradualisht qitni pastë të dhëmbëve në madhësi të kokrrës së bizeles në flokët tuaj derisa çamçakëzi të fillojë të hiqet.
2. Lani flokët me shampon.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori