LAJMI I FUNDIT:

Si ta forconi marrëdhënien tuaj në çift përmes respektit

Si ta forconi marrëdhënien tuaj në çift përmes respektit

Nëse doni të keni një marrëdhënie me pasion, të gjatë dhe të suksesshme, atëherë duhet të filloni mbi respektin e përbashkët. Duhet të siguroheni që ta shihni partnerin/en dhe t’ju shohë si një person i konsoliduar, të ndershëm dhe që solidarizohet. Për këtë duhet të punoni si një skuadër

Puna si skuadër


Shiheni veten si partnerë të vërtetë. Nëse doni respekt nga partneri, atëherë duhet ta shihni veten si një çift që merr vendime të përbashkëta dhe mendoni për partnerin/en kur merrni vendime individuale. Duhet të mendoni se jeni dy njerëz që shkojnë drejt synimeve që i ndani dhe me ndjenjat që ju bëjnë të ndiheni sa më mirë.

Mos debatoni, diskutoni

Nuk keni përse të bini gjithnjë dakord me partnerin, por diskutojeni çdo situatë me respekt. Jo gjithnjë keni të njëjtat mendime, por kjo është normale për sa kohë i shkëmbeni këto ide të ndryshme dhe arrini të kuptoni mirë njëri-tjetrin. Nuk duhet t’i quani idetë e personit tjetër si “ide idiote” apo si diçka që nuk do t’jua merrte mendja kurrë se do ta bënte. Gjeni kohë dhe dëgjoni partnerin/en tuaj dhe ndani mendimet pa qenë agresivë.

Mësoni të toleroni

Duhet të mësoni të toleroni dhe të vlerësoni dallimet. Teksa marrëdhënia juaj zhvillohet, do të shihni se në disa pika jeni krejtësisht të ndryshëm. Megjithatë duhet të kuptoni se cila është mënyra më e mirë që ju t’i pranoni këto dallime dhe ta respektoni sa më mirë mendimin tjetër të partnerit.

Pranoni kontributet që bëni

Një shenjë e respektit është të pranoni kontributet e partnerit tuaj. Tregojini atij/asaj se diçka që po bën është siç duhet dhe jepini vlerësim për të. Mos theksoni vetëm gabimet, pasi kjo e përkeqëson lidhjen tuaj. Gjithashtu mos harroni të falënderoni për gjërat specifike që bën.

Kini respekt për veten

Një mënyrë për të njohur respektin është edhe duke e pasur atë për veten. Respektimi i parimeve tuaja është baza e çdo marrëdhënie të mirë në jetë si nga aspekti i dashurisë deri edhe te shoqëria. Duke kuptuar se si funksionojnë ndjenjat tuaja, do të kuptoni edhe se si funksionojnë ndjenjat njerëzore, gjë që do t’ju bëjë më të dhembshur ndaj të tjerëve.

Mësoni kompromisin

Kjo është një tjetër mënyrë për të treguar respekt, sepse e bën partnerin të kuptojë se jeni të gatshëm të bëni kompromis edhe për gjëra që nuk jeni dakord. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni njëri-tjetrin dhe të kuptoni se çfarë përbën një pikë që tjetri e sheh si thelbësore.

Praktikoni llogaridhënie të përbashkët

Nëse doni ta respektoni njëri-tjetrin, atëherë llogaridhënia e përbashkët është diçka që duhet praktikuar nga juve. Kjo do të thotë se duhet të kërkoni falje kur e keni gabim, por duhet të jeni gjithashtu vigjilentë për raste kur nuk e respektoni partnerin apo kur nuk ju respekton. Kjo tregon se ju jeni të gatshëm të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe se ju pret një marrëdhënie e shëndetshme dhe e gjatë.

Jini të matur

Çdo veprim që kryeni duhet të mbështetet mbi idenë se çfarë ndikimi do të ketë ai mbi personin tjetër, por edhe të gjeni një të mesme pa humbur personalitetin tuaj vetjak. Një tjetër mënyrë për të ofruar më shumë respekt është ta vini veten në situatën e partnerit/es. Përpjekjet e vazhdueshme për ta parë botën edhe me sytë e partnerit do t’ju zhvillojnë më shumë si çift.

Krijoni kohë për njëri-tjetrin

Nëse e respektoni njeriun që keni në krah, atëherë vlerësoni edhe kohën që shpenzoni me të. Duke e lënë një person pas dore për nga koha kjo tregon se ai nuk ka vlerë të madhe për ju, gjë që nuk duhet të ndodhë kurrsesi me partnerin/en tuaj. Gjithashtu koha që kaloni duhet të jetë me përqendrim të plotë pa ia hedhur sytë vazhdimisht celularit apo duke parë televizor.

Respektoni kufijtë e njëri-tjetrit

Çdo njeri ka kufijtë e vet. Ju duhet të respektoni kufijtë e partnerit tuaj, ashtu sikurse ai tuajat dhe kjo marrëdhënie e mirë do të vazhdojë të zhvillohet gjithnjë e më shumë. Në këtë pikë duhet të tregoheni të vëmendshëm edhe për privatësinë e njëri-tjetrit.

Jini të sinqertë

Sinqeriteti është një nga mënyrat më të mira për të fituar respektin e personit që keni zgjedhur si partnerin/en tuaj. Nëse ju nuk tregoni të vërtetën do ta keni të vështirë të fitoni besimin e jo më respektin. Gjërat janë reciproke në çdo lidhje, ndaj kijeni parasysh këtë këshillë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori