LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni të kthjellët supën e turbullt shumë?

Si ta bëni të kthjellët supën e turbullt shumë?

Ekzistojnë mënyra të thjeshta që gjellët tuaja të duken më të bukura!

Keni zier supën, por nuk jeni krejtësisht të kënaqur. Nuk është mjaft e kthjellët, për shkak se është zier nga eshtrat, mishi dhe perimet, transmeton Telegrafi.


A është e mundur në situatë të këtillë të bëhet diçka në mënyrë që të bëhet më e kthjellët supa?

Duhet të jeni optimistë, për shkak se ekzistojnë mënyra që ta zgjidhni këtë problem.

Në mënyrën më të thjeshtë me garuzhdë druri mund ta hiqni shkumën nga sipërfaqja e supës.

Mirëpo, meqë kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, mund të bëni edhe këto veprime:

– Në supë, e cila është duke vluar, shtoni të bardhë të freskët të vezës apo lëvozhga të vezëve dhe lini 10 – 15 minuta derisa të mblidhet papastërtia, pastaj të gjithën kullojeni në kulluese. /Telegrafi/