LAJMI I FUNDIT:

Si po i përdorë Ukraina dronët, për të dokumentuar krimet e luftës të kryera nga Rusia?

Si po i përdorë Ukraina dronët, për të dokumentuar krimet e luftës të kryera nga Rusia?

Operatorët e dronëve që operojnë pranë ushtrisë ukrainase, kanë marrë një detyrë të veçantë nga zyra e kryeprokurorit.

Ata obligohen që çdo shkatërrim të ndërtesave nga sulmet ruse apo vrasje të civilëve, t’i filmojnë me qëllim që të dokumentojnë krimet e luftës që i ka bërë Rusia në këtë shtet.

Deri më tani qindra dronë kanë realizuar video të ndryshme në rajonet ukrainase, përfshirë Kharkivin ku pothuajse nuk ka mbetur as edhe një objekt pa u shkatërruar, transmeton Telegrafi.


E pas analizimit të pamjeve dhe dokumentimit të fakteve, do të ngritet padi për krime lufte nga Rusisë, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

Ukrainasit vazhdimisht mbajnë në ajër këto fluturake pa pilot për të observuar çdo lëvizje të trupave pushtuese, ndërsa nga fillimi i luftës janë dëshmuar si tejet efikas dhe armë e fuqishme ndaj pushtuesit.

Me të marrë informacione për lëvizje të ushtrisë ruse në terren, operatorët informojnë eprorët e tyre, që më pas ato koordinata ia japin njësive artilerike që fillojnë t’i godasin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori