Një është i bindur që coronavirusi është armë biologjike, i dyti që nuk ekziston, e i treti që atë e ka shpikur Bill Gates dhe që rrjeti 5G po e përhap…
Pandemia e coronavirust për më shumë se një vit paralizoi gjithçka në planetin Tokë, por kjo vetëm sa nxori në pah pandeminë e vërtetë të teorive konspirative, transmeton Telegrafi.
Vështirë është t’i numërosh të gjitha: që COVID-19 është armë biologjike, që është krijuar nga një elitë misterioze që vranë disa miliona njerëz.
Në fakt asnjë prej këtyre nuk janë të vërteta, por që thjesht janë fjalë që persona të caktuar dëshirojnë t’i dëgjojnë dhe besojnë.
Madje imagjinata e tyre ka shkuar aq larg, sa që shumë prej atyre që nuk besojnë në coronavirusin, janë të bindur që rrjeti 5G po e përhap në masë të madhe këtë virus vdekjeprurës.
Shpesh e akuzonin edhe themeluesin e Microsoftit, Bill Gates, i cili sipas tyre po prodhon vaksinën për të përfituar nga to – e shumë janë të bindur se në këto vaksina ka mikroçipa.
Pavarësisht që ekspertët eminent vazhdimisht kanë bërë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave që e luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit, është paradoksale se si një grup i caktuar i njerëzve preferojnë t’i besojnë më shumë disa teorive konspirative, burimi i të cilave nuk dihet e shpesh është edhe i shpikur nga imagjinata e njerëzve që nuk hezitojnë të krijojnë kaos.
Sipas ekspertëve të fushës, rol të madh kanë luajtur edhe rrjetet sociale siç është Facebook e edhe YouTube, në të cilat kanë postuar video të ndryshme personat që janë kundër vaksinimit, pavarësisht që shumë prej tyre në fund e kanë paguar me jetë – pasi pikërisht nga ky virus kanë humbur jetën.
Në fund të vitit 2019 ishin raportuar rastet e para të COVID-19 në qytetin kinez, Wuhan, ku pa kaluar disa ditë filluan të qarkullojnë edhe teoritë se bëhet fjalë për një armë biologjike që ka për qëllim të vë rregull dhe nën kontroll botën – duke neglizhuar thirrjet e ekspertëve shëndetësorë për kujdes dhe përmbajtje të rregullave që kanë për qëllim luftimin e kësaj pandemie.
Madje ka pasur raste kur edhe shumë persona që identifikoheshin si mjekë, pretendonin se coronavirusi nuk është asgjë tjetër vetëm se një virus i rëndomtë sikurse të gjithë tjerët – duke bërë që këto deklarata t’i besojnë një grup i caktuar që më raste në fund u ka kushtuar edhe me jetë.
Sipas publicistëve Emma A. Jane dhe Chris Flamming, po jetojmë në kohën e teorive konspirative, por edhe në atë ku lehtë mund të kontrollohen faktet dhe të raportohen lajmet e rreme, që në fund të ditës kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e një situate kaotike.
Por kur pandemia filloi të merr formë tjetër, edhe teoritë konspirative filluan të ndryshojnë – se kinse virusi nuk ekziston fare dhe se njerëzit në Wuhan vdisnin për shkak të rrjetit 5G. E kur coronavirusi arriti pothuajse në çdo cep të botës, njerëzit me një ritëm të ngadaltë, por shumë të rëndësishëm e panë se duhet mbështetur në shkencë dhe ekspertët shëndetësorë që edhe sot bëjnë thirrje për vaksinim masiv.
Sidoqoftë, ky virus deri më sot ua ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, derisa i atyre që janë infektuar është dukshëm më i lartë. Por me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave anti-COVID siç janë Pfizer/BioNtech, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson, deri më sot është parandaluar vdekja e miliona njerëzve tjerë.
Pra mbetet të shihet se si muajt e ardhshëm do të rrjedhin dhe me çfarë ritmi do të vazhdojë vaksinimi në mbarë globin, pavarësisht që varianti i ri Delta paksa ua ka vështirësuar punën mjekëve – për faktin se është më ngjitës dhe tashmë kapacitetet e spitaleve janë buzë kolapsit e personeli shëndetësor është lodhur duke punuar me orare të zgjatura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare