Një student rus, që fluturoi për në Gjermani me gjithë pandeminë e COVID-19 është ngujuar tani në aeroportin e Frankfurtit. Si Tom Hanks në filmin “Terminal” atij i duhet të kalojë ditët në zonën e tranzitit.
Ai do të studiojë patjetër në Berlin.
Mihail Novosjolov është i vetmi person i një fluturimi të posaçëm nga Moska, të cilit iu refuzua hyrja në Gjermani.
Tani 23 vjeçari qëndron prej ditësh në një zonë tranziti në aeroportin e Frankfurtit, sepse nuk ka fluturime të rregullta për në Rusi aktualisht.
Mihaili dëshironte të kryente një semestër shkëmbimi në Universitetin Humboldt në Berlin.
Më 17 prill, disa ditë para fillimit të semestrit, pas një rekomandimi të një grupi miqsh në whatsapp, ai iu bashkua 133 rusëve, që jetojnë në Gjermani, të cilët u evakuuan me një fluturim të posaçëm nga Rusia.
Nga data 17 mars për shkak të pandemisë së coronavirusit është në fuqi ndalimi i hyrjes në BE për të gjithë qytetarët nga vende të treta.
“Shansi i fundit për semestër jashtë”
Mihaili studion sociologji në qytetin siberian Tomsk.
Ky është “shansi i fundit për një semestër jashtë”, thotë ai për Deutsche Wellen.
Sepse pas studimeve në Rusi, që ai shpreson t’i mbarojë shpejt, do ishte shumë vonë.
Që para një muaji Mihali erdhi njëherë në Gjermani. Atëherë atij iu refuzua hyrja me arsyen, se nuk ka strehim.
“Në një kohë, që e kisha miratimin për një vend në një konvikt”, thotë ai.
Administrata e Universitetit kishte pritur vetëm nënshkrimin e tij për kontratën.
Por Mihaili duhej të kthehej. Gati një muaj ai qëndroi në Moskë.
Në një grup whatsapp-i për njerëzit që jetojnë në Gjermani, por që u duhet të qëndrojnë në Rusi aktualisht, ai mësoi për “rastin fatlum”, si thotë ai, që të kthehej me një avion të posaçëm nga Moska në Frankfurt.
Mihaili bleu një biletë dhe vendosi ta provojë edhe njëherë.
Më parë ai kishte pyetur në Ambasadën Gjermane, që i kishte konfirmuar, se viza e tij mjaftonte për të hyrë në Gjermani.
Por sipas të drejtës gjermane, në fund vendosin nëpunësit e kufirit për hyrjen në Gjermani apo jo.
Refuzimin, Policia Federale e argumenton me atë që qëndrimi i Mihail Novosjolovit paraqet një “rrezikim aktual, të rëndë të interesit vetjak” dhe “shëndetit publik”.
Si jetohet në një terminal
Pas shokut për këtë lajm, Mihaili filloi ta përshtatë jetën në zonën e tranzitit.
Një punonjës i Lufthansa-s e ka ndihmuar, rrëfen Mihaili.
Ai kaloi aty dhe e dëgjoi historinë e tij.
Në këtë mënyrë ai arriti të gjejë një krevat portativ.
Tani ai fle në zonën e transitit dhe punonjësit e zonës së tranzitit i japin ushqime.
“Ata madje më pyetën, se çfarë më hahet dhe nëse kam alergji”, thotë Mihaili.
Përveç kësaj atij iu ofruan edhe xhetona për dushet dhe mundi të lahej më në fund pas disa ditësh.
Por valixhen ende nuk e ka marrë.
Shumicën e kohës, Mihaili e kalon vetëm dhe shëtit nëpër hollet bosh të aeroportit të Frankfurtit.
Nganjëherë bisedon me pasagjerët, që duhet të jenë në udhëtim për shkak të krizës së coronavirusit.
Ai ka takuar në Frankfurt edhe tre bullgarë, të cilëve i është refuzuar hyrja në Gjermani.
Kthimi në Rusi nuk dihet
Në grupin e miqve në whatsapp ka shumë vetë që interesohen për gjendjen e tij.
Mihaili rrëfen, se disa herë në ditë duhet të paraqitet tek Policia Federale që i ka mbajtur pasaportën dhe i ka dhënë një dokument të përkohshëm, pasaportë tranziti.
Mihaili duhet të presë tani për një fluturim në Moskë. Aktualisht kryhen shumë pak fluturime.
Autoritetet gjermane, thotë ai, do t’i mundësonin një fluturim në kryeqytetin bjellorus, Minsk.
“Por nuk e di si do të futem atje në karantinë dhe si të shkoj në Rusi, sepse kufijtë janë të mbyllur”, thotë Mihaili.
Rrezik me vetëdije
Mihaili nuk e ka humbur shpresën që të qëndrojë në Gjermani për semestrin e planifikuar.
Ai përpiqet përmes internetit të regjistrohet për një vend banimi. Sipas tij, ky do të ishte një argument për punonjësit e kufirit për të qëndruar në Gjermani.
Një avokat po ashtu i rekomanduar nga miqtë, po e shqyrton rastin e Mihail Novosjolovit.
Mihaili thotë, se nuk përbën rrezik për të tjerët. Në Moskë ai është testuar negativ për virusin dhe është i gatshëm edhe për një test në Gjermani.
“Mund të qëndroj në konvikt edhe dy javë në karantinë, nëse lejohem të futem në vend”, thotë studenti rus.
Ai e pranon, se me fluturimin e dytë i hyri një rreziku.
“Nuk e dija, se kur do të ofrohej një mundësi tjetër. Viza mund të skadonte deri atëherë dhe tani nuk po jepen më viza të tjera”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova