Truri është muskul i mahnitshëm. Jo vetëm se u jep fuqi trupave tonë fizik tërë kohën, si p.sh. u tregon mushkërive kur të marrin frymë dhe zemrës kur duhet të pompoj, por truri është edhe organi që i proceson mendimet dhe veprat tona të vetëdijes dhe nënvetëdijes
Si çdo muskul tjetër në trup, edhe trurin mund ta ushtrojmë për ta përmirësuar – ose mund ta lejojmë të bie viktimë e shprehive të dëmshme për ne.
Kur ankohemi çdo ditë, ne e ushtrojmë trurin të mendoj negativisht dhe të zhvillojë shprehi të pashëndetshme të mendimit të cilat shkaktojnë edhe efekte tjera në trup.
Ankesat e përditshme (shpeshherë të panevojshme) nënkuptojnë se nuk mund të gjeni pozitivet dhe gëzim në përditshmërinë tuaj, ndërkaq gjithashtu do të thotë se truri do të vazhdojë të mendojë dhe t’i perceptojë gjërat negativisht.
Këto janë disa prej efekte që shkaktohen kur ankoheni çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Krijoni filtër negativ
Aq më shumë që ankoheni, aq më shumë truri fillon të filtrojë çdo gjë përmes një perspektive negative. Ankesat e rregullta e ndryshojnë perspektivën e trurit dhe mënyrën si i përpunon informacionet, duke krijuar një filtër negativ përmes së cilit kalojnë informacionet.
P.sh., në vend se t’i shikoni lulet e bukura nga zyra dhe të mendoni sa të mahnitshme duken, ju do t’i shikoni ato dhe do të mendoni si ndikojnë në alergjinë që e keni.
Ankesat i zvogëlojnë nivelet e serotoninës
Aq më shumë që ankoheni dhe e ndryshoni trurin për t’i përpunuar informacionet përmes një filtëri negativ, aq më pak truri do të lirojë serotoninë (kimikal i lumturisë në tru).
Ankesat e përditshme në plot kuptimin e fjalës e bëjnë të vështirë të jeni të lumtur sepse truri nuk ushtrohet në kapacitet të mjaftueshëm për të liruar serotoninë.
Ankesat shkaktojnë lodhje fizike
Jo vetëm se ankesat ju bëjnë ta shikoni botën me perspektivë negative, por ndikojnë edhe në anën fizike. Ankesat shkaktojnë dhimbje koke, lodhje të muskujve, etj.
Ankesat e rrisin nivelin e stresit
Nëse ankoheni kur duhet, ju mund t’i lehtësoni nivelet e stresit. Por, nëse ankoheni çdo ditë, ju vetëm sa do të keni nivele më të larta të stresit.
E keqësojnë depresionin dhe ankthin
Pasi ankesat e përditshme e programojnë trurin të mendojë negativisht, kjo gjë e keqëson depresionin dhe çrregullimet tjera të disponimit.
Depresioni veçse jua bën më të vështirë ta pëlqeni veten dhe të gjeni gëzim e hare në gjërat që zakonisht gjeni, por ankimi i përditshëm e keqëson atë duke i bërë të gjitha gjërat e mira të filtrohen si pesimistike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama