Video shokuese e publikuar sot nga emisioni investigativ Stop i transmetuar në TV Klan për dhunën ndaj një fëmije të moshës tre vjeçare në një kopsht privat në Sauk, ka tronditur mbarë opinionin publik duke lënë të kuptohet se siguria e fëmijëve në vendin tonë është në një gjendje alarmante.
Por si nisi ky denoncim nga emisioni Stop?
Pak kohë më parë, babai i fëmijës së dhunuar, kishte nuhatur se me fëmijën e tij të vogël diçka nuk po shkonte ashtu siç duhet në kopshtin privat ku e kishte çuar.
Ai kishte vënë re shenja vështirësie në të folur tek fëmija si dhe maviosje në trupin e tij, që nga hamendësimet e para, të menjëhershme, të lënë të kuptosh se aty ka diçka që flet qartë për dhunë tek ai.
Siç tregon edhe i ati i fëmijës, ne ishim të bindur pothuajse plotësisht, por për të qenë më të sigurt për atë se çfarë po ndodhte aty, menduam të thërrasim në ndihmë gazetarët e emisionit investigativ Stop në TV Klan.
Rrëfimi i plotë
Duke marrë parasysh shumë raste dhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh me fëmijët, dhunën që po ndodh çdo ditë me fëmijët e mitur të cilët janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj, duke pasur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë.
Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë dhe jemi të bindur që aty ka dhunë, prandaj dhe kërkojmë edhe ndihmën tuaj. Djali është tek kopshti “Diren” me administratore ose drejtoreshë Anjeza Shabani. Fëmija është i moshësh tre vjeçare, por në çastin kur ai vjen në shtëpi gjendja e tij është shumë e rëndë, ai nuk flet, ka shumë vështirësi në të folur, por me anë të shpjegimeve verbale dhe jo verbale kemi arritur të kuptojmë se aty po ndodh diçka.
Ne jemi të bindur se aty ka dhunë. Unë dyshoj, por më tepër jam i bindur se djali im aty dhunohet, prandaj jam drejtuar këtu tek ju me besimin për ta faktuar këtë gjë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=H-Fm2yXyC0E
Lexoni po ashtu: Si u zbulua dhuna fizike ndaj 3-vjeçarit në kopshtin privat në Tiranë (Video)
Lexoni po ashtu: Arrestohet edukatorja e kopshtit privat që rrahte vogëlushin 3-vjeçar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
KOMF dorëzon propozimet për mbrojtjen e fëmijëve drejt kandidatëve për deputetë, me thirrjen për zotim dhe mbështetje
KOMF ua dorëzon kandidatëve për deputetë propozimet për mbrojtjen e fëmijëve, me thirrjen për zotim dhe mbështetje
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025