LAJMI I FUNDIT:

Si “dy dizajne të zgjuara” shpëtuan 80 pasagjerët nga aeroplani që u përfshi nga flakët, humbi njërin krah dhe u përmbys në aeroportin e Torontos

Si “dy dizajne të zgjuara” shpëtuan 80 pasagjerët nga aeroplani që u përfshi nga flakët, humbi njërin krah dhe u përmbys në aeroportin e Torontos

Kur një aeroplan i Delta nga Minneapolis në Toronto u ul në një përplasje nga e cila u shkaktua “një top zjarri dhe e la pa njërin krahë” – si dhe “i përmbysur në pistë” – la pasagjerët me frikën se mund të ndodhte më e keqja.

Por për fatin e tyre të mirë, të 80 personat në bord i mbijetuan aksidentit të së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos, përcjell Telegrafi.

Momenti i ‘shpërthimit të një topi zjarri’ kur aeroplani me 80 persona ‘u rrëzua dhe u rrokullis’ në pistën e akullt të aeroportit të Torontos
Lexo po ashtu Momenti i ‘shpërthimit të një topi zjarri’ kur aeroplani me 80 persona ‘u rrëzua dhe u rrokullis’ në pistën e akullt të aeroportit të Torontos

“Ishte absolutisht fenomenale që mund të shihje një aeroplan në shpinë dhe njerëz që largoheshin prej tij”, ka thënë Michael McCormick, një profesor i asociuar në Universitetin Aeronautik Embry-Riddle.


“Por mendimi im i dytë ishte, mirë, ky është dizajni. Kjo është inxhinieri. Janë vitet e hulumtimit të aviacionit civil… që kanë mundësuar që diçka e tillë të ndodhë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fatkeqësitë e aviacionit të së kaluarës i kanë mësuar ekspertët se karburanti i aeroplanëve duhet të ruhet kryesisht në krahë, jo drejtpërdrejt nën pasagjerët.

“Në ditët e para të aviacionit, aty ruhej – në barkun e aeroplanit”, kujton McCormick.

Kështu, kur Bombardier CRJ900 i Delta-s u ul me përplasje të hënën, u përmbys dhe rrëshqiti në pistë, krahu i tij i djathtë i ngarkuar me karburant “u këput”, duke lënë pas një ferr masiv.

Aeroplani vazhdoi të rrëshqasë dhe u rrotullua.

Në këtë incident, “lirimi” i krahut e mbajti zjarrin jashtë kabinës së pasagjerëve, tha Joe Jacobsen, një inxhinier i hapësirës ajrore që ka punuar për Boeing dhe Administratën Federale të Aviacionit.

Krahu mund të jetë shkëputur për shkak të një defekti në mirëmbajtje ose dizajn, mendon Jacobsen.

Hetimi mund të shqyrtojë këto mundësi, shtoi ai.

Kur një krah shkëputet tërësisht për shkak të ndikimit, hedhja e karburantit potencialisht shpërthyes është vetëm një përfitim, thekson McCormick.

Aeroplani përfundoi në një pozicion të qëndrueshëm – megjithëse “me kokë poshtë”.

Por të gjithë mbijetuan, pjesërisht falë ulëseve të forta që mund t’i rezistojnë forcës ekstreme.

Shfaqen momentet dramatike nga Toronto - pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë
Lexo po ashtu Shfaqen momentet dramatike nga Toronto - pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë

Siç vënë në pah mediat, shumica e aeroplanëve komercialë modernë duhet të kenë ato që njihen si ulëse 16G, që do të thotë se mund të përballojnë 16 herë forcën e gravitetit, tha McCormick.

“Pra, nuk është projektuar posaçërisht për rehati, është projektuar për qëndrueshmëri” në rast aksidenti, kujton McCormick.

Kështu, ulëset përfshijnë një veçori sigurie modeste, por kritike: rripat e sigurimit që shpëtojnë jetën.

Në këtë rast, “pa rripat e sigurimit, pasagjerët me siguri do të ishin hedhur dhe do të kishin pësuar shumë më tepër lëndime”, mendon Hassan Shahidi, president dhe CEO i Fondacionit të Sigurisë së Fluturimeve. “Ky ishte një faktor i rëndësishëm në këtë rast”.

Dhe nëse kjo përplasje do të kishte ndodhur disa dekada më parë, rezultati mund të kishte qenë shumë më i zymtë, thotë analisti i aviacionit, Peter Goelz.

Megjithatë, ndërsa inxhinieria e teknologjisë së lartë ka të ngjarë të ketë ndihmuar në shpëtimin e jetëve, mjaftueshëm kredi ka edhe ekuipazhi, për evakuimin e sigurt të atij aeroplani.

Dy stjuardesat në këtë fluturim nuk ishin gjendur kurrë në një aeroplan “me kokë poshtë”, tha Sara Nelson, presidente ndërkombëtare e Shoqatës së Stjuarduesve të Fluturimit-CWA.

Por dyshja – në këtë rast – ishte stërvitur për shumë skenarë, duke përfshirë evakuimin e pasagjerëve brenda 90 sekondave.

Pavarësisht se dhjetëra pasagjerë ishin të lidhur me rripa në vendet e tyre dhe “të varur kokëposhtë”, ekuipazhi arriti të evakuonte të gjithë aeroplanin në më pak se 90 sekonda.

Stjuardesat “i kryenin punët e tyre në mënyrë perfekte. Ato ishin heroike”, tha Nelson.

Dhe “shpresojmë që kjo (do ta bëjë) publikun të jetë më i vetëdijshëm dhe më mirënjohës për burrat dhe gratë që shërbejnë si stjuardesa”, tha McCormick.

“Ata janë përgjegjës për shumë më tepër se sa të mbledhin plehrat dhe të servirin pije të gazuara. Ata janë profesionistë të trajnuar përgjegjës për sigurinë e pasagjerëve. Dhe ata bënë një punë fenomenale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Botë
Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Amerika
Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Evropa
Kalo në kategori