Gjatë lindjes natyrale jo rrallë bëhet epiziotomia – ndërmarrje kirurgjikale që përdoret për të penguar shqyerjen e pakontrolluar të vagjinës dhe të rrugëve të buta të lindjes
Aplikohet sipas vlerësimit të mamive dhe mjekut që di ndihmojnë shtatzënës të lindë, nuk mund të paraplanifikohet, por për këtë procedurë vendoset aty për aty.
Aplikohet vetëm kur ekziston rreziku evident që të ndodhë këputja spontane e perineumit, ai dëshiron të shpejtojë lindjen ose ka një arsye tjetër të justifikuar për këtë ndërhyrje, transmeton Telegrafi.
Nëse paraqitet nevoja, mamia me gërshërë apo me një bisturi të vogël bën prerjen e indeve të buta të murit vagjinal.
Më së shpeshti pritet pjerrtas, në drejtim të jashtëm, në gjatësi prej disa centimetrash. Këto prerje gruaja as që i ndien, sepse në atë moment ka preson të fuqishëm të kokës së bebes në perineum.
Pas lindjes dhe ekzaminimit të mitrës, prerja duhet të qepet.
Pikërisht këtë procedurë e ka treguar mamia Jon Lenox, videon e kanë parë mbi 35 milionë njerëz!
Lenox ka treguar se si bëhet qepja me ndihmën e një kukulle.
#stitches #nursetok #nurse #fyp ♬ EminemRemix. Bilston.Web – Francesco
– Nëse njerëzit tmerrohen për shkak të kësaj lindjeje që ne simulojmë me një kukull, atëherë ata nuk do të donin të ishin as në sallën e lindjes – ishte plotësisht e sinqertë mamia.
Gjithashtu, ajo theksoi se gratë shtatzëna duhet të jenë të vetëdijshme se kjo nuk është asgjë e tmerrshme, se epiziotomia bëhet me anestezi dhe se do t’i ndihmonte gjatë lindjes.
Plaga e epiziotomisë zakonisht shërohet në jo më shumë se dhjetë ditë, dhe vetë procesi i rigjenerimit fillon tetë orë pas lindjes. Rekomandohet që të mos ngriheni për të paktën disa orë menjëherë pas lindjes. Penjtë që ndodhen në plagë resorbohen në mënyrë spontane dhe nuk është e nevojshme t’i hiqen ato, dhe vraga që mbetet pas një epiziotomie është mezi e dukshme në shumicën e grave.
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni siç duhet për epiziotominë, në mënyrë që të mos shfaqen infeksione dhe inflamacione të padëshiruara. Higjiena e plagës mbahet vetëm me ujë të ngrohtë, pa përdorimin e produkteve kozmetike. Brenda gjashtë javëve të kujdesit adekuat, plaga shërohet plotësisht dhe perineumi shërohet.
Por pavarësisht nga metodat dhe preparatet shëruese që përdorni, do të duhen disa javë para se të ndiheni plotësisht rehat me të.
Do të ishte mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme në mënyrë që plaga e epiziotomisë të shërohet sa më shpejt dhe të bëhet funksionale dhe e lëvizshme.
1. Shmangni larjen në një banjë të ngrohtë
Derisa plaga të shërohet, lahuni në këmbë, pa përdorur asnjë preparat vagjinal.
2. Thajeni plagën sa herë që është e mundur
Përpiquni ta thani plagën me ajër shumicën e kohës pa veshur rroba mbi të. Ndërsa jeni shtrirë, vendosni një jastëk thithës poshtë vetes, në mënyrë që të mos shqetësoheni për gjakderdhjen.
Në situatat kur ju duhet, është mirë të vishni brekë të posaçme rrjetë që mund t’i blini në farmaci dhe sigurohuni që të vendosni një jastëk të rregullt pambuku në to. Përpiquni t’i ndërroni jastëkët sa më shpesh që të jetë e mundur, d.m.th mbajeni jastëkun e lagur në plagë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
3. Shtrihuni sa më shumë
Si për shkak të gjendjes së përgjithshme të trupit ashtu edhe për shkak të epiziotomisë, përpiquni të pushoni dhe të shtriheni sa më shumë. Lërini të tjerëve ngritjen dhe mbajtjen e sendeve të rënda.
4. Ngrihuni nga shtrati me shumë kujdes
Kur ngriheni nga një pozicion shtrirë, bëjeni në anën tuaj, derisa të jeni rikuperuar mjaftueshëm.
5. Shmangni marrëdhëniet seksuale
Derisa plaga e epiziotomisë të jetë shëruar plotësisht dhe trupi juaj të jetë rikuperuar, nuk rekomandohet marrëdhënie seksuale. Pas gjashtë deri në tetë javë pas lindjes, sigurohuni që të vizitoni një gjinekolog i cili do t’ju japë udhëzime të mëtejshme.
6. Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje
Gjatë periudhës kur jeni duke u rikuperuar nga një epiziotomi dhe lindja, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm lëngje dhe të hani një dietë të shëndetshme. Nëse nuk keni probleme me tretjen, rikuperimi do të jetë më i lehtë.
7. Për kujdesin e plagëve, përdorni tre përqind hidrogjen, pastaj povidon jod
Nëse vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë në plagë, si p.sh.: gjakderdhje më e madhe, dhimbje të forta, sekrecione me erë të keqe – kontaktoni menjëherë gjinekologun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri