LAJMI I FUNDIT:

Si duken pa grim shtatë konkurrentet e “Miss Universe” (Foto)

Si duken pa grim shtatë konkurrentet e “Miss Universe” (Foto)

Në vitin 2016 Miss Universe India,  Roshmitha Harimurthy. Ishte ndër të parat që pozoi pa grim. Përpara ngjarjes, Organizata e Miss Universi ka lansuar tonelata të fotografive të konkurrentëve në kostumet e tyre kombëtare dhe turneut  nëpër botë. Por një sërë fotosh qëndronte mbi pjesën tjetër, shtatë nga 86 femrat paraqiten pa grim.

Në këtë pikë, shfaqja pa grim kohët e fundit është bërë trend “du jour” (i ditës). Fytyrat e njohura  si Jennifer Lopez, Demi Lovato dhe Gywneth Paltrow, shpesh pozojnë pa kozmetikë,  ndërsa Alicia Keys ka shkuar deri në atë një pikë sa që është shfaqur pa grim edhe në qilima të kuq dhe në”The Voice”, transmeton Telegrafi.


Konkurrentet e Miss Universe, të cilat  përfaqësonin  rajone të ndryshme që shkojnë nga Ekuadori deri në Islandë, të gjitha shprehen nga një fjali se çfarë i bënë ato të kenë besim në vete.

24-vjeçarja Johanna Acs nga Gjermania

“Për mua, të qenurit e sigurt do të thotë të jesh në paqe të plotë me veten,” tha Acs. “Unë kam mësuar të dua dhe jem krenare që jam kush jam unë. Trajtoni veten si  trajtoni të tjerët, ju në fund të ditës jeni mbështetësi juaj më i madh”.

21-vjeçarja Connie Jimenez përshëndet nga Ekuadori

“Të gjithë janë të bukur në mënyrën e tyre, por ndonjëherë është e vështirë të gjesh besim tek vetja”, tha Jimenez. “Çelësi i besimit është ndjenja e mirë për atë që bëni, dhe jeni krenarë për atë se kush jeni, unë jam krenar për atë se kush jam dhe e ngazëllyer për të ardhmen time.

24-vjeçarja  Ntandoyenkosi Kunene ,nga Afrika e Jugut

“Unë e di se nuk jam perfekte, por besoj në aftësitë e mia, duke qenë krenare për sfondin tim kulturor , shpresa dhe ëndrra për të ardhmen time, më bën më të sigurtë”, tha Kunene.

22-vjeçarja Roshmitha Harimurthy është nga India

“Njohja dhe besimi në vetvete më bën të ndihem e sigurt, vetëm unë e kam trupin tim dhe kjo më fuqizon”, tha Harimurthy.

24-vjeçarja Hildur Maria Leifsdóttir , nga Islanda

“Krenaria që vendi im ka për mua është vendi ku vjen thelbi i besimit tim”, tha Leifsdoitri. “Gjithkush ka  prejardhje të ndryshme kulturore dhe përvoja të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të pranoni se kush jeni, prej nga keni ardhur dhe si dukeni”.

18-vjeçarja  Yam Kaspers Anshel ,nga Izraeli

“Unë i them vetes se jam e bukur, kjo më ndihmon të qëndroj e sigurt. Kur mund të jeni rehat në lëkurën tuaj, jeni më të lumtur dhe mund të bëni një jetë më të mirë”, tha Anshel.