LAJMI I FUNDIT:

Si duhet mbajtur maska nga pëlhura në mënyrë të sigurtë, OBSH jep rekomandimet

Si duhet mbajtur maska nga pëlhura në mënyrë të sigurtë, OBSH jep rekomandimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se si duhet të mbajmë maskën e pëlhurës në mënyrë të sigurt.

Në videon e realizuar nga OBSH thuhet se një maskë e pëlhurës vepron si një pengesë për të parandaluar përhapjen e virusit.


Këto janë disa nga rregullat që ka rekomanduar OBSH-ja të përdoren gjatë vendosjes së maskës: Pastroni duart para se ta vendosni, inspektoni maskën dhe mos e përdorni nëse është e dëmtuar ose e ndotur, mbulojeni gojën, hundën dhe mjekrën, rregulloni maskën në fytyrën tuaj duke mos lënë boshllëqe anash, shmangni prekjen e maskës gjatë bartjes së saj, shkruan Telegrafi.

OBSH po ashtu ka dhënë rekomandime edhe se si duhet hequr maska atëherë kur ajo ndotet ose lagët.

OBSH rekomandon se para heqjes së maskës fillimisht duhet pastruar duart, pastaj e largojmë nga rripat prapa kokës ose veshëve pa prekur pjesën e përparme të maskës, gjatë largimit të maskës nuk duhet mbajtur atë afër fytyrës dhe pastaj të pastrojmë sërish duart.

“Nëse keni nevojë të ripërdorni një maskë pëlhure, ruajeni në një qese të pastër dhe të mbyllur. Lani maskën e pëlhurës në sapun ose pastrues mundësisht me ujë të nxehtë, të paktën një herë në ditë”, rekomandon OBSH.

OBSH thekson se vetëm maska nuk na mbron nga virusi, prandaj duhet respektuar edhe masat tjera parandaluese.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19, dhe 11 të vdekur.

Deri më sot numri i rasteve pozitive ka arritur në 10 mijë e 795 dhe 365 raste të vdekjes. Kurse numri i të shëruarve është 6 mijë e 411, dhe raste aktive janë 4 mijë e 19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori