Qyteti i Gjirokastrës prej disa ditësh është shndërruar në një arenë festivali, duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë qytetit.

Numri i turistëve gjatë ditëve të edicionit të 11 të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër është shumëfishuar ndaj dhe përgatitjet janë bërë për të kënaqur çdo vizitor, që rikthimi të jetë konfirmimi i një mikpritje dinjitoze që nuk duhet harruar.


Qyteti i gurtë nuk ka asnjë moment pushim. Atmosfera e festivalit e mban të ndezur qytetin në çdo cep të tij. Këngë e valle nuk ka vetëm në skenën, por në çdo lokal , restorant e bujtinë, ku gjirokastritët kanë shtruar sofrat e hapur zemrat për të pritur vizitorë vendas e të huaj, që këto ditë janë më të shumtë se kurrë.

a2dd8dfc 0b07 448d bafb c82fc5a20da1

Festivali Folklorik Kombëtare që po zhvillohet në Kalanë e Gjirokastrës ka nisur të shtunën dhe vijon deri të në 1 korrik. Festivali është kthyer në një atraksion turistik, i cili promovon folkorin dhe traditën e vendit tonë. Në festival marrin pjesë grupe nga të 12 qarqet e vendit, por edhe nga vendet fqinje.

Historiku i Festivalit Folklorik të Gjirokastrës

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës. Festivali, si një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore, bëri bashkë grupet artistike në çdo rreth duke i ftuar ata të performojnë së bashku në skenë çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, në Kalanë e Gjirokastrës, ku janë zhvilluar rregullisht FFK-të.

dbc4e3a1 3d3a 4cb7 a5e7 27e00e212025

Në festivalin e vitit 1973 në fazën përfundimtare, morën pjesë 1370 vetë. Në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53 mijë pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 interpretuan gjatë ditëve të festivalit.

Në vitin 1995, FFK u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit. Në muajin shtator 2000 FFK rikthehet përsëri në qytetin e Gjirokastrës. Ky festival ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.

12cd5841 5d8b 4592 bf6a e68650d80e20

FFK 2004 u zhvillua në Gjirokastër nga data 29 shtator deri në 5 tetor. FFK 2009 u zhvillua në Gjirokastër në datës 24 deri në 29 shtator 2009. Në vitin 2015 u zhvillua edicioni i nëntë.

Pjesëmarrja në Festival e grupeve folklorike nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, arbëreshëve, arvanitasit, diasporës së largët si dhe të folklorit çam, etj, shërben për të zgjeruar jo vetëm hapësirat gjeografike të folklorit shqiptar, por sjell edhe vlera të papërsëritshme në interpretimin dhe ekzekutimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare duke e kthyer këtë veprimtari të rëndësishme në një festë të folklorit shqiptar. /Telegrafi/

cacfac8f 24a4 47f9 bf75 10dd64f9d946