Shumë yje të futbollit vijnë nga ky vend, por luajnë te Holanda – Surinami me 500 mijë banor i ka dhënë shumë sportit më të njohur

Ruud Gullit. Clarence Seedorf. Frank Rijkaard. Edgar Davids. Virgil van Dijk. Gini Ëijnaldum. Patrick Kluivert. Jimmy Floyd Hasselbaink. Çfarë kanë të përbashkët këta holandezë që kanë fituar shumë në futbollin botëror?
Ata kanë lindur të gjithë në Surinami, ose kanë prejardhjen nga ku vend. Me një popullsi prej pak më shumë se 500,000 banorë, ky vend renditet aktualisht si i 141-ti në FIFA dhe krahas Ishujve Solomon – është kombi më i vogël i Amerikës së Jugut dhe nuk është kualifikuar kurrë për një Kupë Botërore, as Olimpiadë.
E megjithatë, ky vend ka luajtur një rol kyç në krijimin e disa prej futbollistëve më të mëdhenj në histori. Pse është kështu?

“Unë mendoj se sporti kombëtar në Suriname është futbolli,” shpjegonte Hasselbaink në një bisedë me ish-bashkëlojtarin e Middlesbrough, Mark Schëarzer.
“Të gjithë e duan futbollin. Çfarëdo që të bëni, futbolli është numër një. Duhet të jetë në gjene. Unë nuk e di. Nga pak, ne nuk flasim për basketboll apo kriket. Është thjesht futboll”.
“Është një rrugëdalje për njerëzit e Surinamit. Është sikur indianët që kanë kriketin që nëse mund të bëhesh lojtar kriket, mund të kesh një jetë të mirë. Komuniteti i Surinamit mendon kështu në një farë mënyre. Nëse shikoni numrat, është interesante”, ka thënë Hasselbaink.

Megjithatë, pavarësisht nga rryma e talenteve të futbollit, shumë pak e kanë përfaqësuar Surinamin, pasi Holanda nuk e lejon dyshtetësinë.
“Çështja është se lehtësitë dhe renditja e vendit nuk është e lartë. Të gjithë duam të luajmë në nivelin më të lartë. Gjithashtu, unë kam lindur atje, por shumica e atyre lojtarëve nuk kanë lindur atje, prindërit e tyre kanë lindur”.
“Shumica e tyre kanë lindur në Holandë, kështu që lidhja e tyre është më shumë me Holandën. Kategoria e dytë nën nivelin më të lartë ata po mendojnë të luajnë për Surinamin, sepse duan atë futboll ndërkombëtar që nuk mund ta marrin nga Holanda”.

“Por nëse vërtet heq gjithçka, mendo se çfarë skuadre mund të ketë Surinami, do të ishte çmenduri. Do të kishte shumë talent atje”, nënvizon Hasselbaink.
Nëse dëshiron ta bësh një formacion me lojtarët që vijnë nga ky vend, mund të përballesh me çfarëdo ekipi të madh.
Në fakt, historia e ish-sulmuesit të PSV-së, Jeremain Lens ndihmon për të shpjeguar situatën.

Lens ka lindur në Suriname dhe madje përfaqësoi kombin e tij të lindjes deri në 2009, por për shkak se ndeshja nuk u njoh zyrtarisht nga FIFA, ai ishte i lirë të përfaqësonte Holandën në Kupën e Botës në 2014.
Një dekadë më parë, një studim i FIFA-s zbuloi se gati 150 lojtarë në Eredivisie kishin prejardhje nga Surinamet, duke përfshirë lojtarë si Nigel de Jong, Wijnaldum dhe portierin e Tottenham, Michel Vorm.
Aty ku Holanda ka lulëzuar për dekada si një nga skuadrat më të forta në futbollin ndërkombëtar, Surinami ka pasur vështirësi. Në të vërtetë, kombi vazhdon të luftojë me pasojat e kolonializmit holandez.

Qeveria ka vendosur që çdo futbollist që shkon jashtë vendit për të luajtur në Holandë nuk ka të drejtë të luajë për kombëtaren e tyre. Kjo do të thotë se ata do të vazhdojnë të humbasin talentet si Gullit, Davids dhe Hasselbaink ndërsa cikli vazhdon.
Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Surinamit:
Rezervë: Jeremain Lens, Eljero Elia, Orlando Engelaar, Royston Drenthe, Jeffrey Bruma, Mario Melchiot.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë