Kosova nuk është njohur ndërkombëtarisht nga asnjë shtet për më shumë se një vit, përderisa Serbia po punon vazhdimisht për të siguruar çnjohje të reja.
Kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se arsyeja kryesore është hapja e temës së kufijve e cila e ka dëmtuar Kosovën jashtëzakonisht shumë në arenën ndërkombëtare.
Sipas saj, Serbia po e keqpërdorë këtë situatë duke propaganduar tek shtetet jo njohëse kinse statusi i Kosovës nuk është zgjidhur akoma
“Arsyeja kryesore është hapja e temës së kufijve e cila e ka dëmtuar Kosovën jashtëzakonisht shumë në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që tani Serbia po e keqpërdorë këtë situatë duke propaganduar tek shtetet jo njohëse kinse statusi i Kosovës nuk është zgjidhur Akoma, ka deklaruar Osmani.
Deputetja e LDK-së thotë se Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe kjo nuk ka kthim mbrapa.
“Prandaj Kosova duhet qartë të refuzojë hapjen e kësaj teme dhe të mbajë qëndrimin (tashmë të njohur nga mbi 100 shtete) se statusi është përcaktuar më 17 shkurt 2008, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm”, ka thënë Osmani.
Ndërsa Fatmir Haxholli, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për Telegrafin theksoi se Kosova përgjatë 11 viteve të shtetësisë ka arritur një sukses të madh përmes 116 njohjeve.
Siç tha ai, çështja e njohjeve dhe rritjes së numrit të njohjeve tashmë është çështje e një beteje diplomatike dhe nuk ka të bëjë me ekzistencën e shtetësisë apo me shtetësinë.
“Përgjatë 11 viteve të shtetësisë së Republikës së Kosovës, është arritur një sukses i madh përmes 116 njohjeve. Partneri strategjik i Kosovës, SHBA-të në vazhdimësi gjatë gjithë etapave e ka përkrahur Kosovën, në të gjitha proceset. Më shumë se gjysma e botës, veçanërisht vendet demokratike e kanë njohur Kosovën dhe çështja e njohjeve dhe rritjes së numrit të njohjeve tashmë është çështje e një beteje diplomatike dhe nuk ka të bëjë me ekzistencën e shtetësisë apo me shtetësinë. Pavarësisht sa do të jetë ky numër në të ardhmen ne jemi shtet dhe kjo nuk varet nga numri 116 apo dhe më shumë”, ka thënë ai.
Haxholli po ashtu theksoi se Kosova bashkë me partnerët strategjik e ka fituar betejën diplomatike kundër Serbisë.
“Bota demokratike qëndron në krah të Kosovës në proceset e shtetësisë, shtet formimit dhe afirmimit të saj ndërkombëtarë”, tha tutje Haxholli. Kosova, tha ai është përcaktuar që të thelloj marrëdhënieve diplomatike me shtetet tjera.
Sa i përket marrëveshjes mes Kosovës-Serbisë ai potencoi se në momentin e arritjes së një marrëveshje atëherë hapet mundësia për njohje kolektive nga ana e OKB-së.
“Njohja kolektive ka të bëjë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe veçanërisht në OKB-së. Në momentin që arrihet ajo marrëveshje do të hapet mundësia për njohje kolektive nga ana e OKB-së. Ne kemi fituar betejën përkitazi me njohjet, i kemi 116 njohje. Do ta fitojmë thellimin e marrëdhënieve diplomatike sepse po e zgjerojmë, dhe do ta fitojmë betejën në njohjen e çështjes kolektive në OKB sepse Serbia përballet me një qorrsokak”, tha ndër të tjera këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Fatmir Haxholli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?