LAJMI I FUNDIT:

Shumë dhurata për Fshatin e fëmijëve SOS

Shumë dhurata për Fshatin e fëmijëve SOS

Për të gjithë fëmijët në botë, fundviti është koha kur ata marrin dhurata.

Dhuratat zakonisht ata i marrin nga familjet e tyre, por jo të gjithë fëmijët janë aq me fat që të kenë një familje e cila kujdeset për ta dhe dhuratat e tyre për fundvit. Ky është rasti edhe me fëmijët e Fshatit SOS, të cilët ndoshta më shumë se të gjithë fëmijët e tjerë, kanë nevojë për përkujdesje e përkushtim shtesë me rastin e festave.

Kjo inciativë për t’i gëzuar këta fëmijë është marrë nga Kompania e ndërtimit “Al Trade Center” në bashkupim me Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar “BAU ACADEMY” dhe “Gjirafa.com” si kompani e avancuar e teknologjisë në Kosovë.

Ajo që është më e veçantë për këto dhurata, këtë vit, është se ato nuk janë vetëm disa dhurata të zakonshme me gjëra ushqimore për fëmijët, por janë dhurata të cilat do t’ju shërbejnë gjatë gjithë vitin, dhe çka është më e rëndësishmja se këto dhurata përmbajnë lodra të cilat janë edukativo-arsimore dhe nxisin lojën kolektive ndërmjet fëmijëve.

Përfaqësuesit e Al Trade Center, Bau Academy dhe Gjirafa.com, treguan se arsyeja pse ata janë bërë bashkë dhe kanë zgjedhur këto dhurata të veçanta, ka qenë një dëshirë që të ofrojnë diçka të re për këto festa të fundvitit për fëmijët e SOS Fshatit, dhe që të ndajnë një pjesë të lumturisë së festave të fund-vitit së bashku me ata të cilët kanë nevojë më së shumti për përkrahje, edukim, dhe përkujdesje në rrugëtimin e tyre jetësor.

Përfaqësuesit e SOS Fshatit shprehen falënderimin dhe ftuan për përkrahje edhe nga kompani e njerëz të tjerë te cilët kanë mundësi që t’i ndihmojnë fëmijëve.

Fëmijët ishin shumë të gëzuar dhe falënderues kur i pranuan këto dhurata, dhe ndoshta buzëqeshja e tyre dhe gëzimi për këto festa ishte gjëja më e vlefshme që këto kompani pranuan këtë fundvit.