Çështja e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet e tij ndaj profesor Mynyr Konit dhe disa biznesmenëve kanë qenë në qendër të debatit parlamentar të kësaj të enjteje.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka kundërshtuar opozitën e homologut socialist Gramoz Ruçi, që çështja të ngrihej në Parlament.
“Kur Shullazi kërcënon kandidatin për rektor, Ruçit i duket habi përse kjo çështje ngrihet në Parlament. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur shefi juaj i vërtetë është futur pa dijeninë e shefit tuaj të zgjedhur me referendum në burg. Duhet të shqetësoheni edhe ju zoti Ruçi, sikurse janë edhe Rama e Tahiri, që tre ditë më parë nuk dinin ku të shkonin. Krimi me mbështetjen e kësaj qeverie po bën çfarë të dojë”, ka thënë Paloka.
Duke reaguar, kryeministri Rama i ka cilësuar këto si akuza politike, të imponuara sipas tij nga lidershipi i vjetër i Partisë Demokratike.
“Nuk mund të mos flas kur flet i dënuari nga gjykata për shpifje. Në gjyq, një pulë do të thoshte ‘ç’lidhje kam unë, nuk kam asnjë lidhje unë me këtë, kjo është çështje politike, që ma ka dhënë partia, bindja e partisë për mua është provë’. E kam ftuar të provojë qoftë edhe një fjalë të vetme të llumit që ka derdhur për këtë personazh dhe nuk e kuptoj me çfarë kurajo kërkojnë ta bashkangjisin me ne. Si ka mundësi që nuk latë njeri të botës së krimit pa e kthyer në personazh të politikës?”, ka thënë Rama.
Ai ka nënvizuar se, “ndalimi i Shullazit është bërë nga policia, që ka nisur procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicje, e paprovuar dhe e ka ndaluar, ka kërkuar nga prokuroria autorizimin për arrestim, të cilin e ka marrë pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ka qenë në qeli”.
“Ju jeni viktimat e para të atij që ju ka drejtuar për 25 vjet, sipas parimeve të Adolf Hitlerit, që thoshte: ‘doni që një gënjeshtër ta besojë turma? Bëjeni sa më të madhe dhe thojeni sa më shpesh’. Në Policinë e Shtetit që drejtojmë ne nuk bëhen përgjime ilegale. Por pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka fakti se ju nuk e fshihni dot kënaqësinë kur flisni për krimin. Po të mos ishte krimi ju do të ishit një çetë memecësh që do flisnit me shenja”, ka shtuar Rama.
Duke iu referuar vizitës së fundit në SHBA, kryeministri ka theksuar se, “në Shtëpinë e Bardhë nuk ftohen persona të inkriminuar”.
Duke marrë fjalën për replikë, Paloka ka deklaruar se, “Rama dhe Tahiri kanë frikë nga institucionet që nuk varen prej tyre”, të cilat sipas tij realizuan arrestimin e Shullazit.
“Byroja e Hetimit nuk varet nga Tahiri i tij dhe prandaj nuk po e votojnë. I trembet byrosë se mund të përfundojë ashtu si Shullazi. Ky kryeministër nuk i fiton dot zgjedhjet pa krimin. Le të shkojë ku të dojë, nga ai vendi ku ishte i erdhi mesazhi si kryeministri i korruptuar”, ka replikuar Paloka. /TopChannel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa