Diskutimi gjyqësor për kallëzimin penal ndaj Mariglen Demirit, anëtarë i paritsë ''E Majta'' është shtyrë me kërkesë të palës akuzuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa e tyre është shqyrtimi shtesë i dëshmive të sjellura nga pala mbrojtëse, si edhe përgatitja për përcaktimin e dëmit.


Seanca e radhës është caktuar për 22 nëntor. Demiri ngarkohet për pjesëmarrje në protesta si njëri nga demonstruesit që e kanë thyer zyrën popullore të kryetarit Gjorge Ivanov në Shkup./Telegrafi/