LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore për rusin e shumëkërkuar, avokati: Kokunov ka kërkuar azil në Shqipëri

Shtyhet seanca gjyqësore për rusin e shumëkërkuar, avokati: Kokunov ka kërkuar azil në Shqipëri

Shtyhet seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi. Seanca është shtyrë më 7 nëntor të këtij viti.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo Ministri i Drejtesisë në Rusi dhe kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Sakaq, avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Sipas avokatit, është kerkuar azil ne Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut. Kukanov akuzohet nga federata ruse për një vepër penale që kodi penal shqiptar nuk e njeh, për pasojë është marrja e statusit “hajdut me ligj”.


Ndërkohë, deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Pergjithshëm i Rusisë apo nga Ministri i Drejtësisë në Rusi.

Kujtojmë që 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash, ku dyshohet se ka kryer deri në 30 vrasje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori