LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore për procesin e PSP-së ”Fortesa 2”

Shtyhet seanca gjyqësore për procesin e PSP-së ”Fortesa 2”

Procesi gjyqësor ”Fortesa 2” është shtyrë për më 26 shtator pasi që avokatët mbrojtës, Ljupço Shvërgovski dhe Mile Petrovski, kërkuan më shumë kohë për përgatitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët.

Të dyshuarit akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare që lidhen me përgjimet. Të dyshuar janë Goran Grujoski, ish-shef i drejtorisë së pestë të DSK-së dhe gjashtë shërbyes të tjerë.


PSP-ja ka ngritur aktakuzë të re për lëndën ”Fortesa”, duke i bashkuar lëndët hetimore ”Shënjestra” dhe ”Lëndina”./Telegrafi/