LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet procesi për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, PS propozon raundin e parë të votimeve në Kuvend më 10 maj

Shtyhet procesi për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, PS propozon raundin e parë të votimeve në Kuvend më 10 maj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla deklaroi se do shtyhet me disa ditë afati i negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai propozoi që më 10 maj të zhvillohet raundi i pari i votimit për zgjedhjen e presidentit. Propozimi i parë për zhvillimin e votimeve ishte 4 maj.

“Do të propozoja që data 10 maj të ishte data e mbajtjes së raundit të parë për votimin e presidentit. Është hera e parë që një maxhorancë i ka numrat për të zgjedhur presidentin dhe hyn në bisedime për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”, u shpreh Balla në një njoftim për gazetarët pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.


Balla shtoi se “shtyrja i shërben të gjithë grupeve parlamentare për të qartësuar procesin e negociatave. Kushtetuta përcakton nevojën e negociatave mes palëve në tre raundet e para, mirë do të ishte që grupet parlamentare të merrnin kohën e nevojshme”.

“Ne hyjmë me dëshirën që t’i japim Shqipërisë një president të shqiptarëve dhe jo të Partisë Socialiste”, shtoi ai.

Balla gjithashtu tha se në fazat e para të negociatave “nuk do të prezantohemi me një listë, por me një profil, do vijë momenti për emrat kur të dakordësojmë profilin” .

Ai nënvizoi se Kushtetuta imponon dialogun për 3 raundet e para ndaj 3 grupet parlamentare duhet të bëhen pjesë.

“Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë 3 raundeve të para. Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin”, theksoi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori