LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet edhe për gjashtë muaj afati për kthimin e 10 përqindëshit nga Trusti

Shtyhet edhe për gjashtë muaj afati për kthimin e 10 përqindëshit nga Trusti

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që ta shtyjë edhe për gjashtë muaj afatin për fillimin e rimbursimit të 10 përqindëshit, pra të mjeteve të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trusti) rreth dy vjet më parë.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati shtyrja e këtij afati do të jetë deri në fund të muajit qershor 2023, shkruan Telegrafi.

“Në vendimin bazë ka qenë e paraparë që deri në fund të këtij viti të bëhej një formë aplikimi për personat që do të duhej të rimburosoheshin, sipas ligjit që parashihet, megjithatë meqë na duhet afat shtesë për këtë gjë, kemi kërkuar që të ndryshohet ky vendim dhe afati deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, pra gjashtë muaj shtesë”, tha Murati në arsyetimin e vendimit.


Me anë të këtij vendimi, rimbursimi i mjeteve të Trustit do të realizohej nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondet Pensionale.

Aplikimi për kthimin e mjeteve do të hynte në fuqi më 31 dhjetor 2022. /Telegrafi/