Interi ka barazuar 2-2 në udhëtim te Parma në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Pas 15 minutash lojë, Matteo Darmian kaloi Nerazzurët në epërsi.


Në minutën e 45-të, Marcus Thuram dyfishoi epërsinë e Interit në 2-0 me një asistim të Henrikh Mkhitaryan.

Por, pjesa e dytë ishte afate për Interin, duke pësuar dy gola për nëntë minuta.

Bernabe e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1, kur shënoi në minutën e 60-të me asistimin e Del Prato.

Nëntë minuta më vonë, Ondrejka barazoi shifrat në 2-2, kur pranoi asistim nga Pellegrino.

Pas javës së 31-të, Interi si lider ka 68 pikë, katër më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 32-të përballet me Cagliarin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app