Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike në vazhdimësi po ndërmerr aktivitete duke hartuar e zbatuar plane operative dhe vepruese, me qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.
“Në këtë drejtim, me qëllim të kujdesit për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e një ambienti të qetë, prosperuar dhe të sigurte për të gjithë qytetarët.
Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë i gjithë komuniteti për tu arritur qëllimet e përbashkëta. Në rastet kur armët qarkullojnë në duar të personave të paautorizuara sjellin rreziqe të rënda për ne, familjet tona dhe të tjerët që na rrethojnë, rritet mundësia e krimeve duke përfshirë vrasjet, grabitjet dhe veprat e tjera të kriminalitetit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se konfiskimi i armëve pa leje është prioritet i Policisë ku synojnë stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm e normal për të gjithë qytetarët.
“Duke dashur të ofrojmë një pasqyrë rreth aktiviteteve të ndërmarra, Drejtoria rajonal e Policisë Gjilan ka kontrolluar lokale, automjete e qytetar me ç’ rast po ofrojmë disa të dhëna statistikore:
Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar 25 lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katër dhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje 13 persona”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se rreth luftimit të kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend.
“Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë