LAJMI I FUNDIT:

Shteti, tradhtarët dhe patriotët

Tradhti është çdo vepër, e cila bie ne kundërshtim me parimet juridike, politike, morale, të cilat janë ne shërbim te një kauze kombëtare (shtetërore) qoftë ajo tradhti ne kohe lufte për liri dhe çlirim apo paqeje për shtet ndërtim.

Nocionet tradhtar dhe patriot, në Kosovë, sidomos kohëve te fundit janë bërë madje modë. Sot, secili merr guximin qe ta cilësoj tjetrin si tradhtar apo veten si hero. Çfarë është kjo? Çfarë i sjell kjo shtetit, ne këtë rast Kosovës? Asgjë përpos huti e kaos, ku përzihet lëmshi dhe askush me nuk ja gjen as fijen. Dhe nëse këto nuk i shërbejnë vendin atëherë kujt pra i shërbejnë këto terma ekstrem dhe abstrakt, të cilët sidomos në kohë paqe nuk do duhej të gjenin hapësirë ne diskursin publik, madje aq me pak në atë të elitave politike gjegjësisht e Parlamentit dhe institucionet më të larta të shtetit.


Në një kohë (gjendje) lufte, këto nocione do te ishin normale ku ndodh që nga një popull të dalin shumë patriot dhe heronj, por që po nga ai popull mund të dalin edhe tradhtar. Nëse këto terma hyjnë në përdorim me të madh dhe madje janë në trend, në një kohe paqe ku preokupimi kryesor do duhet të ishte shtetndërtimi, zhvillimi, integrimi, mirëqenia dhe perspektiva e vendit, atëherë, ajo shoqëri lirisht mund të quhet shoqëri e sëmurë, e cila nuk është në gjendje të analizoj dhe nuk është në gjendje të prodhoj kualitet, por gjithnjë e më shumë futet në kolaps politik, ekonomik dhe social, duke prodhuar institucione të paafta, të korruptuara deri në palcë.

Si ka mundësi që në Kosovë, një politikan, i cili përfaqëson institucione publike, mund të akuzohet për të gjitha veprat e liga të mundshme të bëra gjatë një mandati, duke shfrytëzuar postin politik dhe institucionet për qëllime mafioze, kriminale, duke pasuruar gjithnjë në mënyre te paligjshme veten, rrethin e ngushtë dhe atë të gjerë klanor, fisnor dhe ideologjik dhe pas tërë këtyre veprave kriminale, jo vetëm që nuk thirret në përgjegjësi para drejtësisë, por e keqja më e madhe, i njëjti në rast votimi prapë “fiton” votat e popullit.

Kosova është në krizë shumë të thellë, si rezultat i një politike të paafte dhe të korruptuar. Si rezultat i krimit te organizuar, i cili është bërë pjesë e pandashme e politikes dhe mekanizmave të saja, politika kosovare e ka humb çdo koncept normal, i cili do të shërbente në favor te vendit. Kosova është bërë rob e akuzave të llojllojshme, si shtet dhe si komb, pikërisht si rezultat i një politike të papërgjegjshme. Sot, secili individ merr guximin të thirret në emër të shtetit dhe të nxjerr plane për Kosovën, qoftë ai vendor apo edhe ndërkombëtar. Kjo nuk do të ndodhte sikur Kosova të kishte një udhëheqësi të aftë dhe të përgjegjshme, sepse një shtëpi qe ka zot shtëpie nuk ka nevojë secili që kalon rrugës të jap sugjerime, por në një shtëpi qe s’ka zot shtëpie, të përgjegjshëm, atëherë secili e ndjen thirrjen që të përkujdeset për të dhe natyrisht që secili e bën sipas mendimit dhe interesave te veta.

Kosova është bërë arenë e një nacionalizmi populist, e të rrejshëm, i cili është i ndarë në dy ekstreme, totalisht të kundërta dhe që asnjeri nuk i shërben të mirës së vendit në formën siç do duhej t’i shërbente. Të gjitha aktivitetet politike në Kosovë sot bëhen në shërbim të pushtetit.

Një demokraci apo një shtet demokratik, funksionon në bazë të një mirëqenie të lartë, gjithëpërfshirëse ekonomike, e jo ku një grup i vogël që gllabëron pasurinë e vendin dhe ku shumica e popullatës jeton në skamje kjo s’është demokraci dhe ai shtet më se paku mund të cilësohet si demokratik.

Një shtet, mund të quhet demokratik, kur politika i shërben sovranit (popullit) dhe të mirës së përgjithshme, e assesi një grupimi oligarkik. Demokracia funksionon në bazë të ekonomisë së tregut, zhvillimit ekonomik e social, në të cilin çdo qytetar është i barabartë para ligjit dhe ku mundësit janë të barabarta për të gjithë njësoj, e jo ku privilegjet i gëzon vetëm një rreth i ngushtë klanor. Në një shtet stabil, demokratik baza e një shoqërie, është shtresa e mesme, pra shtetit i prin elitat intelektuale, por kontrollohen nga shtresat e gjera, e të cilat dominohen nga shtresa të mesme me mirëqenie stabile ekonomiko-sociale, e assesi jo kur shumica e popullatës jeton në një varfëri te skajshme. Nuk është demokraci ajo kur pretendohet të formohet një shtresë e aristokracisë pa traditë dhe pa të kaluar të pastër, por përmes hajnisë dhe krimit, duke përligjur parat e pista.

Nuk është demokraci ajo ku nuk ka kulturë edukimi, ku plagjiaturat janë pjese vitale e punimeve “shkencore” në të gjitha nivelet. Nuk është demokraci ajo kur shtëpitë e mediave qofshin ato publike apo private, nuk janë assesi në shërbim të një informimi të drejtë dhe objektiv, por gjithnjë me tendenca në shërbim të po kësaj politike të korruptuar, interesave ekonomike, dhe e cila tashme është bërë rob i politikes qoftë asaj të pozitës apo opozitës.

Nuk është demokraci dhe as qe i shërben asaj e aq me pak një shteti që pretendon të jetë demokratik kur në mënyrë sistematike nëpër debate të ndryshme qarkullojnë të ashtuquajtur “analist politik” të (gjithëdijshmit), të cilët në shumicën e rasteve, në mënyrën më të butë mund të cilësohen si militant dhe oborrtarë, pjesëtar të klaneve politike, të cilët i shërbejnë propagandës, e në disa raste ekstreme edhe shërbëtorë të kauzës armiqësore ndaj vendit dhe kombit, duke plasuar idetë ndër më të çmendura në kurriz të vendit dhe të kombit.

Janë këto vetëm disa nga problemet, me të cilat preokupohet vendi ynë dhe shoqëria Kosovare, por edhe ajo mbarëshqiptare dhe përderisa ne si komb, nuk fillojmë secili nga vetja të ndryshojmë qasjen për mire ne shërbim të së mirës së përgjithshme, vërtetë, do ta kemi një të ardhme të vështire. Historia është një shans për popujt që të mësojnë nga e kaluara nga gabimet e bëra dhe ajo të mos harrohen kurrë, në mënyrë qe të mos përsëriten. Ndërsa ne, kemi problem edhe me historinë tonë, të cilën shumë shqiptarë e kontestojnë ngase ajo i fyen sipas tyre kombet tjera, të cilat shekuj me radhë na robëruan e shkatërruan. E, në ketë rast, nëse këtë mendim e do ta përfaqësonte shumica atëherë vajhalli për ne.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori