LAJMI I FUNDIT:

Shtetet evropiane mbështesin planin arab për rindërtimin e Gazës

Shtetet evropiane mbështesin planin arab për rindërtimin e Gazës

Vendet kryesore të BE-së kanë deklaruar se mbështesin një plan të vendeve arabe për rindërtimin e Gazës që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga territori.

Plani, i hartuar nga Egjipti dhe i miratuar nga udhëheqësit arabë, është hedhur poshtë nga Izraeli dhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili paraqiti vizionin e tij për ta kthyer Rripin e Gazës në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.

Por, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë e mbështetën planin, i cili kërkon që Gaza të rindërtohet për pesë vjet.


Në një deklaratë, ata thanë se propozimi premton “përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës” për popullin e Gazës.

Bëhet e ditur se plani kërkon që Gaza të qeveriset përkohësisht nga një komitet ekspertësh të pavarur dhe që paqeruajtësit ndërkombëtarë të vendosen në territor, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Komiteti do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës humanitare dhe menaxhimin e përkohshëm të çështjeve të Gazës nën mbikëqyrjen e Autoritetit Palestinez.

Ai u mirëprit nga Autoriteti Palestinez dhe Hamasi pasi u prezantua nga Egjipti në një samit urgjent të Ligës Arabe të martën.

Raportohet se deklarata e lëshuar nga katër vendet evropiane tha se ata ishin “të përkushtuar për të punuar me nismën arabe” dhe ata vlerësuan “sinjalin e rëndësishëm” që shtetet arabe kishin dërguar duke e zhvilluar atë.

Deklarata thoshte se Hamasi “nuk duhet të qeverisë më Gazën dhe as të jetë kërcënim për Izraelin” dhe se të katër vendet “mbështesin rolin qendror për Autoritetin Palestinez dhe zbatimin e agjendës së tij të reformave”.

Propozimi u hartua mes shqetësimeve në rritje se marrëveshja e brishtë e armëpushimit të Gazës mund të shembet pasi faza e parë gjashtëjavore skadoi më 1 mars.

Ndryshe, Izraeli ka bllokuar ndihmat që të hyjnë në territor për t’i bërë presion Hamasit që të pranojë një propozim të ri të SHBA-së për një zgjatje të përkohshme të armëpushimit, gjatë të cilit do të liroheshin më shumë pengje të mbajtura në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Hamasi ka këmbëngulur se faza e dytë duhet të fillojë siç është rënë dakord, duke çuar në përfundimin e luftës dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori