Shtetasit e Sirisë sulmojnë punëtorin e sigurimit në Qendrën e Azilit në Lipjan

Punëtori i sigurimit në Qendrën e Azilit në Lipjan është sulmuar nga dy shtetas të Sirisë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 14:50.
"Viktima mashkull kosovar punëtor sigurimi në Qendrën e Azilit, ka raportuar se është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të Sirisë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të
rregullt", thuhet në njoftim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































